Përgjatë viteve, Marc Jacobs ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me sfilatat e tij sepse ka rikthyer supermodele të njohura dhe yje të famshëm.
Edhe në shfaqjen e këtij viti në “Javën e Modës në New York”, Jacobs mendoi për të një ftuar speciale, pikërisht Miley Cyrus.
Miley ka bashkëpunuar me Jacobs prej kohësh dhe është një ndër dizenjuesit e saj të preferuar.
Ajo u shfaq në sfilatë duke mbajtur një pallto me printe zebre në dorë, ndërkohë që veshja përbëhej nga reçipeta, pantallona të zeza dhe doreza që mbulonin gjithë parakrahun.
Kujtojmë që Miley njihet për veshjet e saj që shkaktojnë shumë diskutim.
Miley në sfilatë
Komento