Këngëtarja Miley Cyrus ka deklaruar së fundmi se nuk duhet të bëhesh homoseksuale pasi ekzistojnë edhe burra të mirë, por vetëm duhen gjetur.
“Mos u dorëzo. Nuk është nevoja të jeni homoseksualë, ka njerëz të mirë, por vetëm duhet t’i gjeni,” është shprehur ajo.
Cyrus është themeluese e fondacionit “Happy Hippie”, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për sigurimin e burimeve për të rinjtë LGBT, qytetarët e pastrehë dhe komunitetet e tjera të prekshme.
Në vitin 2016 ajo tha se ishte panseksuale dhe se ndihet shumë neutrale.
“Unë nuk ndjehem hetero dhe as homoseksuale. Kjo është për shkak se nuk jam,” tha Cyrus, e cila u nda nga Liam Hemsëorth vetëm tetë muaj pas dasmës.
Cyrus pas ndarjes u pa duke u puthur në pushime me bloggeren, Kaitlynn Carter, me të cilën u nda pas disa javësh.
“Unë gjithmonë mendoja se duhet të isha homoseksuale, sepse mendoja se të gjithë djemtë ishin të këqij, por nuk është e vërtetë. Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një person të mirë dhe ai është Cody”, shprehet këngëtarja.
Aktualisht ajo po shoqërohet me shokun e saj Cody, të cilët gjithmonë janë shfaqur bashkë e duken shumë të lumtur.