Foto ilustruse

Tirana

Miliarda tonë diamante gjenden nën sipërfaqen e Tokës, ja si mund të nxirren

22 Korrik 2018, 01:50| Përditesimi: 22 Korrik 2018, 02:05

  • Share

Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një thesar gjigant prej disa miliardë tonë diamantesh, kanë njoftuar ekspertët e Institutit prestigjioz për Teknologji (MIT)

Sipas eksperteve, kanë paralajmëruar se tani për tani nuk ekziston ndonjë ngut që të nxirren, pasi ata gjenden nga 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit tonë, aktualisht nuk ekziston një teknologji e tillë që do të mund ta bënte.

Nuk mund të arrijmë tek diamantet, por ka shumë më shumë se ç’është menduar më herët.

 Eksperti: Ulrich Foll,

Diamanti jo vetëm që është gur i çmuar, por diçka që e bën Tokën një vend më të mirë e plot shprehës për çdo individ.

Me  përdorimin e teknologjis të sizmologëve për të analizuar se si kalojnë valët e zhurmës nëpër Tokë, ekspertët kanë zbuluar mure që mbulojnë bërthamën e Tokës, duke krijuar kështu një mbështjellës rreth saj.

Pas kërkimeve të detajuara, është zbuluar se ato mure janë nga diamanti dhe se Toka nën sipërfaqen e saj ka shumë më shumë gurë të çmuar se sa është menduar më herët.

Sipas konkluzionit të ekspertëve kanë njoftuar se gjatë 20 viteve të ardhshme do të jetë e pamundur gjetja e këtyre diamanteve, pasi do të nevojiteshin të ndodhnin shpërthime të mëdha të vullkaneve që do t’i nxirrnin mbi sipërfaqen e Tokës, kurse shpërthime të tilla ndodhin shumë rrallë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?