Flavio Briatore

Miliarderi Flavio Briatore: Do të bëja pushime në Shqipëri! Shërbim i shkëlqyer, deti si në jug të Italisë, mikpritje e jashtëzakonshme

24 Gusht 2023, 11:02| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 17:54

  • Share

Në një kohë kur riviera shqiptare po “vlon” nga fluksi i turistëve të huaj, Flavio Briatore, një nga biznesmenët më të njohur italian ka deklaruar se ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar këto ditë të nxehta gushti.

Biznesmeni i njohur Italian, Flavio Briatore, tha se do vinte për pushime në Shqipëri ku shërbimet janë të shkëlqyera, deti njësoj si në jug të Italisë dhe mikpritja e jashtëzakonshme.

I ftuar në emisionin ‘Zona  Bianca’ në Rete4, biznesmeni 73-vjeçar i njohur për jetën e pushimet luksoze pohoi se e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe se nuk do kishte asnjë problem të vinte të pushonte në bregdetin shqiptar.

“Pushimet në plazh në Shqipëri, deti atje është i njëjtë me atë që kemi në Puglia, Sicilia, Calabria, nuk ndryshon shumë.Unë e njoh mirë Shqipërinë, shërbimet janë shkëlqyera. Unë besoj se secili duhet të shtrijë këmbët sa ka jorganin. Për fat të keq në Itali ka pasur rritje të mëdha çmimesh. Unë do shkoja pa asnjë problem t’i bëja pushimet në Shqipëri. Atje ka një det shumë të bukur. Shqipëria është pak a shumë si Italia 10-20 vite më parë, Rimini, Riçione, mikpritje e jashtëzakonshme. Nuk kam asnjë problem t’i bëj pushimet në Shqipëri” – tha Briatore në emisionin ‘Zona Bianca’ në Rete4.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 25/08/2023 09:19

    Boll se na çmendet, nuk jemi gadi per turizem masiv si simjet, shume jane te zhgenjyer edhe sepse kan ardhe me iden se do te ken sherbime fantastike me 2 euro e shyqyr nuk do te kthehen kurre ma por edhe te tjere qe mund te jen turiste te 'mire' nuk do te kthehen se e keni pershkru Shqiperine si fushe me lule

    Përgjigju
  • Populli: 24/08/2023 18:49

    Bjeri se i bie mirë. Kush je se nuk të njohim?

    Përgjigju
    • Banditi: 24/08/2023 21:40

      Ky vjen ne Shqiperi per tju bashkuar bandes te qenve “randagi” te oligarkeve qe ju jane versulur te uritur “buces” tone riviere! Kush e kush ti hypi i pari!

    • Niko: 24/08/2023 19:59

      Ky eshte nje nga boset e garave te Formula UNO.Ky e shet viziten "gjoja i pelqen te beje plazh ne Shhqiperi" pasi nderkohe, ka Italia por dhe bota vende perrallore dhe perla per plazh dhe ky se ka problem per t'i shijuar se nuk i ha palla per para. Por mund te kete ardhe edhe per hallin e biznesit ne Elbasan. Aty po ndertohet nje piste garash e fofmula UNO.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?