Miliarderi më i ri në SHBA, fitohen 1.7 mld USD në lotari

12 Tetor 2023, 19:42| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 20:13

  • Share

Kalifornia ka miliarderin më të ri në SHBA dhe kjo falë një bilete lotarie të Power Ball.

Një biletë e vetme e shitur në Kaliforni, përputhej me të gjithë numrat e tërhequr, për të fituar çmimin e madh në lotari me vlerë 774 milionë dollarë.

Fituesi ka mundësinë që të tërheqë të gjithë shumën e plotë për 30 vite ose të marrë 774 milionë dollarë përnjëherë në dorë.

Sipas mediave ai ka rrëmbyer në këtë mënyrë xhekpotin e dytë më të madh në historinë e kësaj lotarie.

"Urime miliarderit më të ri të Powerball dhe miliona lojtarëve të Powerball që fituan çmime të tjera në shortin e mbrëmshëm," tha Drew Svitko, kryetar i Powerball Product Group dhe Drejtor Ekzekutiv i Lotarisë së Pensilvanisë.

Bileta fituese është shitur në një dyqan pijesh alkoolike në Frazier Park, rreth 120 km larg Los Angeles dhe ka kushtuar 2 dollarë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?