Arkadiusz Milik

Milik i pafat, sulmuesi i Juventusit operohet sërish

4 Tetor, 15:56| Përditesimi: 4 Tetor, 15:57

  • Share

Juventusi do të jetë pa sulmuesin Arkadiusz Milik edhe për pak kohë, pasi ai iu nënshtrua një operacioni për të pastruar një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë.

Polaku u detyrua të humbiste turneun 'Euro 2024' për shkak të problemit në gju që pati në qershor. Ai duhej të rikthehej së shpejti, por një deklaratë nga klubi pasditen e djeshme konfirmoi se ky rikthim do të vonohet. Qendërsulmuesi iu nënshtrua qepjes artroskopike të mbetjes së meniskut medial të gjurit të tij të majtë, njoftoi Juventusi përmes faqes zyrtare.

Koha e rikuperimit të lojtarit do të përcaktohet pas kontrolleve të mëtejshme klinike. Ato u kryen në klinikën 'Villa Stuart' në Romë dhe mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë, por Milik tani ka të ngjarë të mos jetë plotësisht në formë deri në vitin 2025.

Ai ka bërë 75 paraqitje për bardhezinjtë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë dy asistime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?