Usain Bolt

Miliona dollarë mangut, grabitet llogaria e Usain Bolt

13 Janar 2023, 22:00| Përditesimi: 13 Janar 2023, 22:02

  • Share

Në Xhamajka ka nisur një hetim pasi miliona dollarë janë zhdukur nga një llogari që i përkiste tetë herë kampionit olimpik të atletikës, Usain Bolt. Menaxheri i Bolt, Nugent Walker, thotë se Divizioni i Hetimeve Financiare të Xhamajkës dhe Komisioni i Shërbimeve Financiare po shqyrtojnë rastin në firmën e investimeve Stocks and Securities Limited (SSL). SSL mësohet gjithashtu të ketë thirrur policinë për këtë rast.

Ëalker tregon se Bolt së pari vuri re ato që dukej të ishin mospërputhje me llogaritë e tij në SSL të mërkurën e kësaj jave. "Të gjithë hapat përkatës janë ndërmarrë për të arritur në këto konkluzione", tha Walker, duke shtuar se për shkak të hetimit në vazhdim ai nuk mund të zbulonte shumën që mungon.

"Ai ka qenë me këtë bankë për më shumë se 10 vjet ... I gjithë portofoli i tij është duke u rishikuar", tha Walker. Sipas The Guardian, një punonjës i SSL-së është implikuar në mashtrime të përhapura në kompani dhe mund të jetë përfshirë në mashtrimet rreth ish-atletit.

Bolt konsiderohet si një nga atletët më të mëdhenj të pistës së shpejtësisë në të gjitha kohërat dhe mban rekorde botërore në stafetën 100m, 200m dhe 4x100m. 36-vjeçari u tërhoq në vitin 2017 dhe ka një sërë marrëveshjesh sponsorizuese fitimprurëse. Vetëm në vitin 2016 ai fitoi 33 milionë dollarë nga sponsorizimi, paratë e çmimeve dhe tarifat e paraqitjeve, duke e bërë atë lehtësisht atletin me fitimet më të larta në botë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?