Chelsea dhe PSG nuk do diskutojnë sot në orën 21:00 vetëm rezultatin e ndeshjes, por edhe të ardhurat nga eventi i Kupës së Botës për Klube.
Fituesi në stadiumin 'MetLife' do të përfitojë deri në 100 milionë dollarë nga pjesëmarrja, trofeu dhe çmime të kombinuara, ndërsa finalisti do të marrë gjithashtu një shpërblim po aq të majmë.
FIFA do akordojë 50 milionë dollarë për ekipin që fiton Kupën e Botës për Klube (veç të tjerash), teksa ekipi i vendit të dytë do 'të marrë në shtëpi' 40 milionë dollarë.
FIFA ndau një fond çmimesh prej 1 miliard eurosh për turneun, duke shpërndarë fondet bazuar te pjesëmarrja dhe ecuria, me klubet e UEFA-s që siguruan pjesën më të madhe, madje duke i tejkaluar financiarisht disa skuadra jo-evropiane pavarësisht eliminimeve të mëparshme.
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino tha para finales se ky turne ka gjeneruar 2.1 miliardë dollarë të ardhura.
"Epoka e artë e futbollit të klubeve ka filluar. Mund të themi me siguri se kjo Kupë e Botës për Klube ka qenë një sukses i madh. Dëgjuam se financiarisht nuk do të funksiononte, se askush nuk do të ishte i interesuar, por mund të them se gjeneruam pothuajse 2.1 miliardë dollarë të ardhura, nga 63 ndeshje. Kjo është një mesatare prej 33 milionë dollarësh për ndeshje”, tha Gianni Infantino.
Lajmi kryesor:
Botërori i Klubeve/ Sot finalja Chelsea - PSG, Maresca: Këtu për të fituar! Enrique: Sezon historik (Formacionet)
S.Dh/ReportTv.al
