Futbollisti i Romës Paolo Dybala

Milionat e Arabisë Saudite s'pijnë ujë, Dybala zgjedh të qëndrojë në Romë! 'Çmenden' tifozët verdhekuq

23 Gusht, 15:28| Përditesimi: 23 Gusht, 15:32

  • Share

Pritej nga momenti në moment të nisej drejt Arabisë Saudite, pasi prej ditësh nuk stërvitej me Romën, por çështja e Paolo Dybalas ka marrë një kthesë të papritur. Pavarësisht ofertës prej 75 milionë eurosh pagë për 3 sezone nga Al Qadsiah, argjentinasi ka zgjedhur të anulojë fluturimin dhe të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Një zgjedhje që ka kënaqur tej mase tifozët e Romës, ndërsa arsyet që e çuan ish-futbollistin e Juventusit në këtë vendim ishte pikësëpari familja, e dashura dhe nëna e tij të cilët nuk e pëlqejnë jetesën në lindje. As Roma nuk ka qenë e kënaqur me ofertën për kartonin e 30-vjeçarit, ndërsa ishte vetë Dybala që njoftoi dështimin e marrëveshjes duke ftuar tifozët e Romës në stadium të dielën.

Kaq ka mjaftuar që numër tifozësh të dynden në shtëpinë e Dybalas në qytetin e Romës, si për të treguar dashurinë e madhe që kanë për të.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?