Kronikë
Top 24

Militantët e PD dhe LSI lidhin me zinxhirë dyert e fakulteteve, plan për të goditur me vezë kryeministrinë (AUDIO-FOTO)

17 Dhjetor 2018, 11:32| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 15:09

  • Share

PD dhe LSI kanë mobilizuar sot të gjitha strukturat nga gjithë vendi për të organizuar një protestë në Tiranë. Sipas lajmeve dhe fotove të publikuara nga mediat në ditët që shkuan, u zbulua se PD dhe LSI kishin vënë në dispozicion autobusë dhe ushqim falas për militantet që do të vijnë sot në Tiranë.

Por, jo vetëm kaq.

Siç dëgjohet edhe nga audio e mëposhtme që ka qarkulluar në WhatsApp te të rinjtë e forumeve PD-LSI, një koordinator flet për mbyllje me zinxhirë të fakultetit të Ekonomisë e Mjekesisë (që ka ndodhur sot siç shihet nga fotot e mëposhtme) dhe blerje vezësh për të goditur e ndotur kryeministrinë.

"Fola me një nga Juridiku dhe me dy nga dy universitete që nuk i mbaj mend edhe të hënën do t’i vendosim kycin shkollës, do blejmë një zinxhir të trashë fare, si edhe vezë e gjëra dhe do t’i hedhim tek Kryeministria, ta ndotim si institucion domethënë. Kështu që nesër në mbledhjen që do bëjmë, në mëngjes a në darkë, kur ta vendosni, të gjithë do të mbledhin 1 mijë lekë a dy mijë lekë për t’i blerë këto gjëra, vet ne si koordinatorë", dëgjohet në audio. / Lexo.al/

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruqja: 19/12/2018 16:58

    DOLEN KOMUNISTET E PARE TE TIPIT SALI BERISHA QE TJETER JANE E TJETER SHTIREN .SALA NGA BYTH LEPIRES I DISA ANTAREVE TE BYROS SE P.P.SH NJE DITE BUKUR BEHET DEMOKRAT I KULLUAR .DHE KTO AKTIVISTE ME DRU NE DORE JANE TE JOSHUR NGA PARAT SE PER IDEALE TE HANE MUNE.SHQIOTARI KUNDRA SHQIPTARIT QE THOT UN SDUA GJE POR DHE VLLAIT MOS I JEP .

    Përgjigju
  • Arberesh: 18/12/2018 02:49

    ..universitetet ka vjet qe i ka " privatizu..P.d ja e Lsi..,ashtu si kane gangrenizuar me mediokrotet e Dhune..gjithe Albanine"

    Përgjigju
  • Roza: 17/12/2018 13:40

    O militante, per ke po sakrifikoni kaq shume? Po ju perdorin per interesat e tyre qe ti shpetoni nga burgu keta kriminele hajdute te PD e LSI. Ju njelloj do jeni. Asnjeri nuk do tju ndihmoje sa te hedhin lumin ju duan. Bile do quheni edhe ju kontrobues ne shkaterimin e gjithckaje eshte arritur keto vite, kontribues ne mbrontjen e krimineleve Sali-Lul-Mona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?