Kronikë
Top 24

Militantët e PD-së tentojnë të mësyjnë në KZAZ-në e Burrelit, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

19 Qershor 2019, 11:04| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 11:14

  • Share

Në Burrel, në KZAZ-në numër 16 që ndodhet në Pallatin e Sportit, punonjësit e policisë bashkiake dhe militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar të mësyjnë brenda KZAZ-së. Policia e Rendit në mbrojtje të KZAZ-së brenda së cilës ka materiale zgjedhore, kanë hedhur gaz lotsjellës.

Situata është mjaft e tensionuar, ndërsa të pranishëm janë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë nisur shoqërimet e para të personave më aktivë në këto situata.

Mes tyre edhe kryetari i PD-se së Matit, Arjan Leka. Ka pasur tentativë të militantëve të PD-së për të hapur me forcë derën e KZAZ-së dhe për të shkatërruar materialet zgjedhore.


Lajmi kryesor:

Pas sulmeve ndaj 14 KZAZ-ve, në mbrëmje shpërthen edhe në Kavajë! Kryebashkiaku i PD-së nxjerr zjarrfikësit kundër policisë (VIDEO)


G.M./b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?