Militanti i Bashës bëri sondazh me logon e vjedhur, anketuesit dolën zbuluar nga vetë OSBE, pyetën në rrugë një pjesëtar të stafit! Policia nis hetimet

23 Shkurt 2021, 15:12| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 18:20

  • Share

Një simpatizant i Partisë Demokratike fshihet pas shoqatës që vodhi logon e OSBE-së duke bërë ilegalisht anketime për politikanë dhe procesin zgjedhor të 25 prillit. Report Tv mëson ekskluzivisht se Glorjan Qerimi, është drejtori ekzekutiv i organizatës kërkimore social ekonomike njohur me inicialet OKSE, siç dhe shihet në kartën identifikuese denoncuar nga vetë OSBE të hënën.

OSBE e bëri publik rastin në rrjetet sociale dhe i iu drejtua institucioneve shtetërore të ndjekin penalisht rastin për keqpërdorim të logos zyrtare dhe markës së mbrojtur.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është vënë në dijeni se një organizatë e vetëquajtur OKSE po zhvillon anketa dhe studime, duke pretenduar se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron të sqarojë se ajo nuk ka asnjë lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri. OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj”.

Qerimi e ka regjistruar në Gjykatën e Tiranës shoqatën më 24 shtator 2020. Por referuar rrejteve sociale ai rezulton se është një simpatizant i PD-së dhe shpesh promovon aktivitetet e kryeopozitarit Lulzim Basha.

Institucionet ligjzbatuese nisur nga denoncimi i OSBE, e kanë vënë nën hetim Glorjan Qerimin për mashtrim dhe përdorim të logos zyrtares të OSCE (OSBE).

Por si është zbuluar ky rast në kufijtë e një skandali?

Burime për ReportTv bëjnë me dije se pak ditë më parë, anketuesit e lëshuar në terren nga simpatizanti i Bashës, Glorian Qerimi kanë ndaluar në rrugë pjestarë të stafit të OSBE të cilët i kanë anketuar. Në një moment stafi i OSBE-së i cili nuk kishte asnjë të dhënë për këtë anketë është shtangur dhe ka pyetur se kë përfaqësojnë anketuesit? “Na mbështet OSBE, ja shiheni BADGE”, ishte përgjigjja e tyre. E pas këtij episodi rasti është denoncuar në polici dhe publikisht nga vetë organziata për sigurinë dhe bashkëpunim në Europë.

Ajo që mbetet për t’u zbardhur nga hetimi është për llogari të kujt simpatizanti i Bashës, dikur ish punonjësi i sistemit bankar, sot në krye të një OJF-je të denoncuar nga OSBE i bënte këto sondazhe dhe kush e financon organizatën?

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/02/2021 00:08

    Nuk ka asgje te keqe qe partite te bejne sontazhe,per te pare ku jane me elektoratin e votat,por duhet te jene transparent per njerezit qe dergojne per sontazhe.Jemi ne demokraci dhe asnje nuk duhet te kete frike te shprehe opinionin e tij politik dhe as te ndershkohet per te.

    Përgjigju
  • Hasani: 23/02/2021 21:26

    Po te doni jepjani voten ketyre dhe su shperblim do te merrni rroten.

    Përgjigju
  • zara: 23/02/2021 20:53

    Hahahaha...E ka thënë populli, kur i ka ardhur ngordhja qenit, shkon e përmjer në derë të xhamisë. Po pse stafin e OSBE-së gjetët të pyesni? Kështu është kur gënjen, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra.

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2021 17:10

    ,,,ja edhe nje seri e re e serialit "babale",,,, Deri ne 25 prill kete pune kemi, nga nahija kusaro-kriminale dhe antikombetare shqup-se.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 23/02/2021 16:47

    MILITANTET JAN TE PUNESUAR NGA AURELA BASHA PERDOREN MISH PER TOP NJERZ QE GINJEHEN ME THERRIME PA KARAKTER DHE PERSONALITET

    Përgjigju
  • O tej: 23/02/2021 16:19

    Basha me kesi bajgash nje bajge lope mbetet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?