Kosova & Rajoni

Non grata nga SHBA si Berisha/ Dodik dënohet me 1 burg, i ndalohet 6 muaj të ushtrojë detyrën e Presidentit! Dekretoi dy ligje antikushtetuese! S’i bën punë as avokati i Trump

26 Shkurt, 13:41| Përditesimi: 26 Shkurt, 18:17

  • Share

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë dënon presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dodik është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. 

Duket se festa e parakohshme për fitoren e Presidentit Trump, nuk u përkthye siç priste i sanksionuari ‘non grata’ nga SHBA.

Në një përpjekje për të ndrequr marrëdhëniet e prishura me Shtetet e Bashkuara, Milorad Dodik, lideri serb i Bosnjës nën sanksionet e SHBA-së për “aktivitete korruptive dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjë-Hercegovinës”, kishte kontaktuar avokatin amerikan dhe ish-kryebashkiak të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, duke e ftuar për një vizitë. Por kjo nuk i ka bërë shumë punë atij.

Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të bëjë ankimim. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.

Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Sërpskas. Kodi Penal i Bosnje-Hercegovinës për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë parashikon dënim me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe mundësinë e shkarkimit nga detyra të një individi dhe ndalimin e veprimtarisë politike.

Posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje është i rregulluar sipas marrëveshjes së Dejtonit dhe miratohet nga Këshilli I Sigurimit të OKB dhe ka fuqi ekzekutive në këtë shtet, sic janë rastet e shfuqizimit të ligjeve apo shkarkimit të zyrtarëve që kërcënojnë paqen. Milorad Dodik është shpallur nongrata nga SHBA në vitin 2017 për pengimin e zbatimit të marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje. 

A.Q/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?