James Milner dhe Diogo Jota

Sport

Milner ndryshon numrin e fanellës, merr 20-ën si nderim për Diogo Jotën

2 Gusht, 15:49| Përditesimi: 2 Gusht, 15:54

  • Share

James Milner ka bërë një gjest prekës duke zgjedhur të ndryshojë numrin e fanellës së tij te Brighton. Veterani anglez do të mbajë tashmë numrin 20, si një homazh për mikun e tij të ndjerë, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Milner dhe Jota kanë ndarë dhomën e zhveshjes për disa vite te Liverpool, ku përtej respektit profesional, krijuan një miqësi të fortë personale. Lajmi për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez tronditi botën e futbollit dhe Milner ka vendosur ta nderojë kujtimin e tij në mënyrën më të ndjeshme dhe simbolike.

“Kur dëgjova se Carlos (Baleba) po kërkonte një numër të ri dhe se 20-ta ishte e lirë, e mora si një shenjë. Doja të nderoja Diogon, një lojtar të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një mik të madh”, deklaroi Milner për faqen zyrtare të klubit.

Numri 20 ishte mbajtur më parë nga Carlos Baleba, i cili ka kërkuar një ndryshim numri për sezonin e ri, duke hapur kështu mundësinë për Milnerin që të realizojë këtë gjest emocional.

“Është një nder i madh ta mbaj këtë numër në Premier League. Do ta kem gjithmonë në mendje”, shtoi ai, i emocionuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?