Milo: Vizita e Ramës në Turqi-Greqi për fushatë! S’kemi fuqi të jemi faktor paqeje në rajon, ndryshe do ishim në BE! PS s'pranon të bëjmë koalicion

11 Janar 2021, 21:56| Përditesimi: 11 Janar 2021, 22:31

  • Share

Kryetari i PDS, Paskal Milo në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV ka folur për vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe menjëherë më pas në Greqi, si dhe për diskutimet se nëse ai po ndërmjetëson që dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre.

Sipas tij vizita e Ramës në Turqi ka qëllime elektorale dhe këtë thotë se e konstaton prej faktit se marrëveshjet e nënshkruara kërkojnë që të nxjerrin një produkt brenda 25 prillit, ditës kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.

“Unë personalisht duke e ndjekur me vëmendje aq sa mund ta ndjekësh nga jashtë kam mendimin se vizita në Turqi ka patur më tepër qasje elektorale. Në kuptimin që ato çfarë u nënshkruan atje si marrëveshje, qoftë spitali  që do ndërtohet për 3 muaj, investimet në Laç që përsëri do kenë rezultate deri në 25 prill, apo çfarë u fol për marrëdhëniet midis 2 vendeve dhe nxitimi për të nxjerrë një produkt brenda 25 prillit kuptohet se ka prapavijë elektorale.

Turqia ka qenë dhe mbetet vend mik pavarësisht nga ndërrimi i qeverive. Erdogan është udhëheqës i fortë, autokrat. Turqia ka provuar shumë autokratë të kësaj natyre. Këtu nuk kemi të bëjmë me një grusht shteti por me një autokraci që u vendos përmes votës. Vizita e fundit kishte qëllim elektoral”, tha Milo.

Referuar po vizitave të Ramës në Turqi dhe Greqi, ai shtoi se ne si vend nuk kemi forcë të luajmë rol paqeje në ballkan, kur sipas tij vetë kemi shumë probleme. Nëse do kishim aq fuqi, Milo shtoi se ne do ishim në BE.

“Ne kemi për detyrë të mbrojmë interesat kombëtare të shqipërisë të bëhemi partnerë seriozë të përkushtuar gjithnjë duke patur parasysh që të kemi një shqipëri të stabilizuar. Për rrjedhojë ne nuk kemi forcë që të luajmë role të tjera përveç të jemi një faktor paqeje stabiliteti mirëkuptimi në ballkan. Marrëdhëniet me turqinë dhe greqinë janë marrëdhënie që gjithmonë duhet të kenë parasysh që të ruajnë ekuilibret. Bëhet mirë që ka përpjekje për të ruajtur ekuilibrin në marrëdhënie. Kjo politikë modeste sna lë të marrin vendime në politikën e jashtme. Ne kemi probleme vetë imagjinoni po të ishim ne në kushte normale që kishim një vend të stabilizuar do të ishim anëtarë të BE. Ne sjemi të fuqishëm”, tha më tej ai.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit ai tha se është ende nuk e ka vendosur se më kë parti do të bëjë koalicion. Teksa u pyet për një koalicion të mundshëm me PS, ai tha se gjithmonë e ka dashur një gjë të tillë por nuk ka pranuar vetë PS.

“Para dy muajsh kam qenë te ju dhe ju kam... E di pse ndodh kjo se deri në fund të shkurtit është afati për regjistrimin e koalicioneve, dhe ka afat ende. Prandaj nuk nxitim, një arsye. Arsyeja e dytë është duke qenë se ka rregulla të reja loje ka ende paqartësi. Partitë politike po studiojnë mënyrën më të mirë të mundshme. PS nuk pranon të ketë koalicion, ne kemi dashur të shkojmë por sdo PS  të bëjë koalicion me ne. Dhe cfarë do bëjmë ne në këtë rast ku do shkojmë do  vrasim veten, prandaj dhe ne po mendohemi. Duke qenë se janë këto vështirësitë e krijimit të koalicioneve ne po mendohemi. Koalicionet do bëhen në mos 4, 3 është e sigurt. Po studiojmë terrenin dhe po negociojmë. Me parti që na puqen disa interesa”, tha ai.

Sakaq ai ka folur për situatën në SHBA pas zgjedhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe kërkesave për largimin e Trump, të cilat pasuan dhe me protesta të dhunshme për të cilat demokratët akuzojnë këtë të fiundit si nxitësin e tyre. Milo tha se e ka takuar njëherë Biden shumë kohë më parë. Këtu ai shtoi se mendon që ballkani dhe shqiptarët do të kthehen në vëmendje të Shtëpisë së Bardhë me zgjedhjen e Biden.

“E kam takuar Biden në kongres ai ka qenë kryetari i komisionit të politikës së jashtme të senatit. Nuk mund të spekuloj se nuk është se kanë qenë takime substancilae kanë qenë takime protokolli dhe më tepër me rivalin e obamës, J Mçain, sidomos takimet e Eliot Engel. Kanë qenë mjaft mbështetës në kongresin amerikan dhe mbështetës të kauzës së shqiptarëve të Kosovës.

Mendoj se ballkani dhe shqiptarët do kthehen në vëmendje të shtëpisë së bardhë. Biden e njeh ballkanin dhe çështjen shqiptare me vite ka qenë mbështetës. Madje gjatë fushatës u shpreh për Kosovën dhe mbështetjen që i ka dhënë. Politika amerikane do të kthehet në politikën e saj tradicionale të euroatlantizmit”, shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala i Lushnjes: 12/01/2021 08:17

    Në takimet në Amerikë me ç'gjuhë flisje o Paskal shqip apo greqisht?

    Përgjigju
  • Tralala: 12/01/2021 08:15

    Po ku ka elektorat ky ?paskali bredh neper lagje kush ti japi ndonj kafen ik o paskal se te iku koha per politik ty.paskali edhe nano jeni per kosh plerave.

    Përgjigju
  • Rimi: 12/01/2021 08:00

    Paska hall se ngel pa karrige Paskali.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 12/01/2021 07:25

    Prof.paskal.ke shkare,apo je djallezuar. E ka fituar erdogan,e pronti me ceremoni te madhe presidenti turk,u nenshkruan ce gjera dhe u be per fushate?pra ,teoria konspirative:ka nderhyrje turqine per tjetersim vote ne shqiperi.shyqyr qe nuk ka qene rusia qe nderhyri ne zgjedhjet e shba.profesor,mia ke qene gje ne rusi kohet e fundit?apo nuk ka nevoje se eshte ambasade ne tirane.shiko per ndonje tutor rus ne studimet e tua historine.

    Përgjigju
  • Stavri: 12/01/2021 03:57

    po ngele pleh more shoku Paskal, pupu. Erdhi koha per te bere presion PS, apo si cdo 4 vjet se mbase te hedhin ndonje kocke. Hale e keni Ramen se nuk e arrini dot, ti ke qene dhe minister i jashtem po nuk i vjen as te maja e kembes, po nuk te vjen turp kur shkruan te tilla brockulla qe nuk i hane as femijet e kopeshtit.

    Përgjigju
  • Aha: 11/01/2021 22:14

    Papapa cpaska qene ky rama gjithe bota ben ca te doje ky per fushate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?