Presidenti i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, u është drejtuar qytetarëve para pallatit të Republikës Sërpska në Banja Llukë, pas fitores së shpallur nga Donald Trump.
Krah tij ishte anëtarja serbe në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, dhe ministri i Energjisë dhe Minierave në Republikën Sërpska, Petar Gjokiq.
“Kjo është fitore e Amerikës në të cilën ne besojmë, e Amerikës që është për paqen,” ka thënë Dodik në një fjalim të shkurtër para pallatit.
Të pranishmit janë parë duke mbajtur flamuj të Republikës Sërpska, Serbisë dhe Rusisë.
Lajmi kryesor:
Trump fiton zgjedhjet, bota uron Presidentin e ri të SHBA-së, Putin ende! Netanyahu: Fillim i ri! Shefi i NATO-s: Çelësi në mbajtjen fort të Aleancës! Mesazh dhe nga Von der Leyen e Erdogan
S.B/ReportTv.al