Kronikë

Milot/ ‘Shpejtësi dhe çmenduri’ mbi Urën e Matit, Rrugorja ndëshkon me nga 10 mijë lekë gjobë dy shoferët (VIDEO)

27 Maj, 13:37| Përditesimi: 27 Maj, 13:45

  • Share

Milot- Kryen parakalime të rrezikshme në “Urën e Matit”, ndëshkohen me gjobë 2 drejtues automjetesh. 

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, kanë reaguar pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqeshin dy automjete që kryenin parakalim të rrezikshëm. Ndaj tyre u bë identifikimi i menjëhershëm dhe procedimi.

“Nga verifikimet, u identifikuan drejtuesit dhe pronarët e automjeteve, shtetasit N. Gj., banues në Milot, dhe M. P., banues në Mamurras. Në zbatim të nenit 146 të Kodit Rrugor, ata u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për shkeljen e kryer”, njoftoi sot (27 maj) policia vendore.

Gjithashtu policia ndau edhe pamjet e shkeljeve të kryera nga të dyshuarit me parakalime të rrezikshme dhe shpejtësi, si dhe gjobën e vendosur.

Policia Rrugore e Lezhës falënderoi qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke i ftuar që “të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/05/2025 16:10

    Popull fuks e spiju qa fituan .nëqoftëse kanë qenë duke shkaktuar aksident hajde de

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?