Milot-Fier, shteti 10 % të investimit nëse mungon trafiku me 32 mijë makina

10 Korrik 2020, 19:17| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 19:20

  • Share

Investimi 1.2 miliardë euro për segmentin rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier do të bëhet plotësisht nga privati. Tenderi ndërkombëtar që do të tërheqë vëmendjen e kompanive të huaja, dhe vështirë të shqiptareve për shkak të kostos tepër të lartë, pritet të përmbyllet në vitin 2026.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, thotë se përse u zgjodh një koncesion i pastër, pra pa asnjë financim nga shteti, siç janë të famshmet PPP.

Është koncesion nga dita e lidhjes së kontratës, dhe çdo fitues ka interes ta përfundojë sa më shpejt për ta futur në operim që të fillojë sa më shpejt dhe për të nxjerrë fitimin. I vetmi implikim i qeverisë shqiptare është garancia prej 10% e investimit ose 120 milionë euro në 16 vitet e para ku nuk plotësohet trafiku pra 32 mijë automjete. Unë besoj që të kemi mundësinë që brenda këtij viti të lidhim kontratën, dhe siç e ka ligji kompania ka muaj që të bëjë projektin”, tha Balluku.

Ministrja ka listuar disa nga kriteret kyçe që duhet të kenë ofertuesit.

Kriteri me të cilin do të jemi shumë rigoroz është mundësia financiare. Nga ana tjetër sigurisht afati i ndërtimit luan rol, po ashtu edhe çmimi sa më i ulët i tarifës së rrugës dizajni dhe cilësia që do të ofrohet”, deklaron ministrja.

Balluku i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës, se përse është zgjedhur që ky projekt të ndërtohet në të njëjtën gjurmë rruge.

“Shpronësimet që vlerësohen 52 milionë euro dhe nëse do të dilnim në një gjurmë tjetër do të rrisnim me 40% shumën e investimeve me paratë e shtetit”, u shpreh ajo.

Për këdo që zgjedh të kalojë në rrugën e re, tarifa që do të paguajë është 0.075  euro për kilometër, që për të gjithë gjatësinë 115 kilometra arrin në 8.6 euro. Kush për koncensionarin është që të ketë rrugë alternative, për të shmangur pagesën.

Komento

Komente

  • hani: 14/07/2020 12:15

    Me mire te behet autostrada Kukes- Korce.

    Përgjigju
  • A. N.: 12/07/2020 11:07

    Po nqs ndodh qe te mos plotesohet numri i automjeteve qellimisht per ti marre shtetit 10% ose 120 milione Euro? Kush garanton qe numrat nuk do manipulohen qellimisht duke dhene edhe rryshfetin e duhur ne institucionet perkatese te kontrollit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?