Bucks - Celtics

Milwaukee fiton me Celtics, Thunders 'në majën' e Perëndimit! NBA bën bashkë yjet e PSG-së me Ronaldon e Beckham

12 Janar, 13:20| Përditesimi: 12 Janar, 13:24

  • Share

NBA zhvilloi pesë ndeshjet e radhës. Milwaukee Bucks fitoi 135-102 kundër Boston Celtics, por pa mundur t'i marrin vendin e parë skuadrës së 'Gjelbërt'. Nga ana tjëtër, Oklahoma City Thunders mposhtën 139-77 Minesotën dhe marrin kreun së bashku me Timberuolves në Konferencën Perëndimore.

Ndërkohë që në Paris u zhvillua sfida mes Cleveland dhe Brooklyn, me Cavaliers që fituan 111-102. Sfida e Parisit është një traditë vitet e fundit në NBA dhe bëri bashkë yjet e PSG-së, David Beckham dhe Ronaldo 'Fenomenin'.

MILWAUKEE BUCKS-BOSTON CELTICS 135-102
Milwaukee Bucks fiton ndeshjen e madhe të Konferencës Lindore dhe 'fundos' Boston Celtics, të cilët ishin të pamësuar me një rezultat shumë të thëllë, 135-102. Nuk ka më lojë pas fundit të çerekut të dytë, kur Giannis dhe shokët e tij kryesonin 75-38 ndaj liderëve në Lindje (29-9). Pikashënuesi më i mirë i miqve ishte Payton Pritchard me 21 pikë, përpara Hauser (15), ndërsa yjet zhgënjyen: 10 pikë për Brown, 7 për Tatum dhe 6 për Porzingis. 

Milwaukee Bucks shkëlqyen të udhëhequr nga Bobby Portis që u fut nga pankina: 28 pikë dhe 12 kërcime për të, përpara Giannis Antetokounmpo në dyshe (24 pikë dhe 12 kërcime) dhe Damian Lillard (21 pikë). Bucks mbeten ende të dytët në Lindje, me 26 fitore dhe 12 humbje. 

CLEVELAND CAVALIERS-BROOKLYN NETS 111-102
Ndeshja e 'Parisit 2024' shkon për Cleveland Cavaliers, të cilët dominojnë për tre tremujorë e gjysmë, duke mposhtur Brooklyn Nets me rezultatin 111-102 dhe duke rrezikuar pak vetëm në çerekun e fundit prej 42-33 për kundërshtarë. Donovan Mitchell ishte më i miri, i cili në fund të mbrëmjes shprehu synimin e tij për të luajtur Olimpiadën si protagonist, pasi bëri një shfaqje në "Acor Arena" të Parisit me 45 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. Yllin e Cavaliers i paraprin Levertit (21) dhe 12 pikë nga Okoro dhe Allen, ky i fundit me një dopietë me 12 kërcime. Për Nets, të cilët hynë në lojë vetëm në çerekun e fundit, nuk mjaftuan 26 pikët e Mikal Bridges dhe Cam Thomas, të shtuara në 20 nga Lonnie Walker. Cleveland arrin fitoren e katërt radhazi dhe është i katërti në renditje. Në Paris gjatë ndeshjes ishin yjet e futbollit të PSG-së, si edhe David Beckham dhe Ronaldo 'Fenomeni'.

DALLAS MAVERICKS-NEW YORK KNICKS 128-124

LOS ANGELES LAKERS-PHOENIX SUNS 109-127

OKLAHOMA CITY THUNDER-PORTLAND TRAIL BLAZERS 139-77

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?