Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe urim special: S’ka rëndësi sa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo

13 Shtator, 17:16| Përditesimi: 13 Shtator, 19:32

  • Share

Deputetja socialiste Mimi Kodheli festoi më 11 shtator ditëlindjen. Një urim publik i është bërë nga deputeti Erion Braçe, i cili në këtë 60-vjetor, zgjodhi t’i dedikonte disa fjalë speciale. 

Braçe thotë se nuk ka rëndësi sa vjeç ka bërë Mimi, siç ai e quan. ‘Ajo që ka rëndësi, tha Braçe, është se ‘ke jetuar e punuar, je rrëzuar e je ngritur’. Por, mbi të gjitha, thotë ai, ‘ke bërë miq e shok të mirë’.

“Kjo gruaja ka lindur në një nga këto ditë, nuk ka pikë rëndësie sesa vjeç ka bërë. Sepse më thënë të drejtën, ne i shkojmë asaj që vitet tregojnë se ke jetuar, je gëzuar, je hidhëruar, ke punuar, je rrezuar, je ngritur, ke fituar, ke humbur, mbi te gjitha ke bere miq e shok kudo! Kjo është MIMI, ka diten e lindjes, njera nder shume ne jeten e saj", shprehet Braçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zonje: 13/09/2024 18:04

    Edhe njeqind ZONJE!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?