Kronikë
Top 24

Minatorët protestë para Kryeministrisë: Miratoni statusin ose futemi në grevë, afat deri në 22 shkurt

11 Shkurt 2019, 11:20| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 11:22

  • Share

TIRANE-Paraditen e sotme një grup minatorësh kanë protestuar sërish para Kryeministrisë duke kërkuar miratimin e statusit.

Grupi i minatorëve kanë paralajmëruar se do të futen në grevë në rast se nuk miratohet statusi, ndërsa i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.

Kjo është protesta e disatë, që minatorët bëjnë para Kryeministrisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?