VIDEO/ Minatorët protestojnë para Parlamentit, kërkojnë miratimin e Statusit

12 Shtator, 10:18| Përditesimi: 12 Shtator, 10:23

  • Share

Teksa po zhvillohet seanca parlamentare ku pritet të diskutohen çështje të nxehta të politikës dhe projektligje, përfshi edhe skandalin e mbetjeve toksike, para godinës ka pasur edhe një protestë.

Në lulishten para parlamentit, aty ku ndodhej edhe Policia e Shtetit në kordon për masat e sigurisë, ishin tubuar një grup prej rreth 20 minatorësh apo ish-minatorësh.

Ata kërkuan takime me deputetët dhe parashtrimin e kërkesës së tyre, teksa kërkojnë miratimin e Statusit të Minatorit. Protesta ka qenë paqësore dhe nuk ka pasur konfrontime, teksa Policia monitoroi zhvillimin e saj, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV.

Seanca parlamentare nisi në orën 10:00 dhe gjatë tubimit asnjë prej ligjvënësve nuk mori kontakt me minatorët. Edhe më parë ata kanë protestuar disa herë para Ministrisë së linjës dhe Parlamentit, duke kërkuar statusin, pensionin, përmirësimin e kushteve dhe elementë të tjerë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?