Kronikë

Minatori prej 24 orësh ende në galeri, ende nuk dihet fati i 60-vjeçarit të bllokuar në minierën në Bulqizë! Pronarë të kompanisë që kanë galerinë 3 vëllezërit Duriçi

16 Shtator 2021, 07:53| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 15:29

  • Share

BULQIZË- Minatori Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb në Bulqizë, ende nuk është gjetur. Pas më shumë se 24 orësh, 60-vjeçari, me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri prej orës 12:00 të një dite më parë dhe ende nuk dihet fati i tij.

Burimet thanë se në Galerinë 3, që menaxhohet nga kompania minerare "KADURTEX" kanë qenë duke punuar 6 minatorë. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë. Pesë prej minatorëve kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta. Ndërsa kolegu i tyre ka mbetur i bllokuar. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave që po punon për largimin e masivit të gurëve në hyrje të galerisë.

Subjekti minerar "KADURTEX sh.p.k." ka administrator Kapllan Durici dhe bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi. Ndërsa policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?