Sali Berisha

Opinion

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

28 Janar, 22:55| Përditesimi: 28 Janar, 22:57

  • Share

Në vitet 1997-1998 shqiptarët sulmuan dhe shkatërruan shtetin. Në 6 Janar 2021 amerikanët sulmuan dhe bastisën Kapitolin. Në Shqipëri sulmuesit u amnistuan, Në Amerikë u hetuan 1543 sulmues mbi Kapitol dhe 760 prej tyre sipas masës së fajit u dënuan me burg apo forma më të lehta dënimi. Për udhëheqësin e vandalëve mbi kapitol dënimi u kërkua 22 vjet nga prokurori dhe gjykata e dënoi 17 vjet në burg.

“Amerika është një vend i ndërtuar mbi premtimin e shanseve të dyta," tha zoti Biden në një deklaratë.

Fuqia e faljes nga presidenti është një relike e monarkëve anglezë që u miratua nga themeluesit e Amerikës si një mënyrë për të zgjeruar mëshirën në rrethana të jashtëzakonshme. Nuk mund të kontrollohet nga Kongresi apo gjykatat. D.m.th. Si Mbreti në Angli edhe Presidenti në Amerikë gëzojnë privilegj të pakontrolluar nga Gjykata e Lartë dhe Parlamenti. Natyrisht Presidenti Trump nuk është një diktator, por një i ndryshëm nga formati tradicional. Ai i takon brezit të tretë të një familjeje me jakat e bardha që nuk kanë thyer këmbë dhe duar të viktimave dhe as kanë vrarë si mafia, por që gjithmonë kanë kërkuar të bindin njerëzit se krimet e tyre financiare nuk janë reale.

Në ditën e ndërrimit të presidentëve në Shtëpinë e Bardhë të dy Presidentët e shtrinë fuqinë e faljes në kufij të paimagjinueshëm më parë, duke i hapur dritën jeshile një aksioni në stilin e hajdutëve, që në fund rezultoi i suksesshëm. Faljet e kësaj dite nga dy presidentët u trajtua me qëndrim kritik dypartiak. Ky lloj “dëmshpërblimi” në këto përmasa nuk ishte parë që nga koha e grindjes mes Kongresit dhe presidentin Andreë Johnson për amnistinë e bërë ndaj anëtarëve të ish Konfederatës në dhjetor 1868.

James Madison, njëri nga baballarët themelues të USA këmbëngulte se çdo pushtet i dhënë pa kontroll institucional jepte mundësi abuzimi. Historia e Presidencës amerikane i ka dhënë të drejtë Madisonit. Prandaj gjithëçka që lidhet me institucionet është e ndërtuar mbi parimin se, duke filluar me Presidentin e vendit, mbi të gjithë njerzit që kanë pushtet duhet të egzistojë hija e mosbesimit. Të gjithë presidentët e historisë moderne janë përfshirë në falje të dyshimta politikisht, zakonisht në ditët e fundit të mandatit të tyre. Ekspertët thonë se një kombinim faktorësh ka nxitur abuzimet më të rrezikshme të pushtetit presidencial. Në këtë rast Presidentët amerikanë me urdhërat ekzekutiv çnderuan institucionin, përsëritën për keq historinë.

Në vitin 2013 Netflix paraqet filmin “Infermierja e mirë” bazuar në librin e autorit Charles Graeber me ngjarje të vërteta në mjekësinë amerikane, diçka midis çmëndurisë dhe vrasjes, ku e vërteta del më e çuditëshme sesa trillimi.

Në film shihet një vrasës serial, infermier që po bënte diçka të çuditëshme, po përpiqej të dhuronte një veshkë nga burgu. Një histori e vërtetë ku nuk bëhej fjalë vetëm për impulset vdekjeprurëse të një njeriu, kishte shumë më tepër për mënyrën sesi infermieri vrasës kishte mashtruar spitalet duke përdorur hallkat e dobëta të sistemit burokratik administrativ. U tha që spitalet e kuptuan, e kapën infermierin vrasës që më në fund u burgos. Historia e të burgosurit si një “vrasës i mëshirshëm” do mbetej me kaq sikur të mos ishte për një detektiv privat i cili nuk lejoi që vrasësi i heshtur t'a merrte në varr me vete atë histori.

Si kish qënë e mundur të mbetej pa u zbuluar? E vërteta ishte se pas çdo vrasjeje, vrasësi vazhdimisht ishte kapur, por nuk u ndalua kurrë. Informacioni për këtë infermier me qëllim nuk ishte përcjellë në zyrat e rekrutimit dhe as në sistemet spitalore.

Ai ishte lejuar që të lëvizte nga spitali në spital për 16 vjet, në nëntë spitale. Çdo herë e largonin me letra reference neutrale ose pozitive. Pra zëmra e kësaj historie tragjike ishte fshehja e së vërtetës. Historia e dështimeve të sistemit institucional nuk po tregohej. Vet spitalet, nga i pari ku kish filluar seria e vrasjeve, nuk ishin të interesuara për arsye reputacioni, grupe të mëdhaja interesash bënin lojën e tyre që historia të mos tregohej.Sipas ekspertëve numri i viktimave ishte diku midis 300-400 persona. Numër i saktë asnjëherë. Kodi i heshtjes në hallka të caktuara institucionesh e mbajtën të fshëhtë të vërtetën. Ashtu si me Titanikun ku fajësohej ajsbergu, jo dështimet institucionale me burokratët përreth tyre.

Paradoksalisht pas largimit të vrasësit njerëz të administratës morën ngritje dhe promovime në detyrë për shkak të largimit të tij “të butë”. Nënkuptohej se ata bënë një punë të mirë duke mbrojtur institucionin e tyre, por skemat e vrasësit, hijen e tij dhe dhimbjen e viktimave i kanë brënda tyre. Nuk u krijua ndonjë juri e madhe zyrtare, për të shqyrtuar rolin që mekanizmat e spitaleve luajtën në këtë histori 16 vjeçare. U mohua me këmbëngulje nga politika, Pse? Një histori e ngjashme në përmasa më të vogla u përsërit për keq në shtetin Montana, në spitalin rural St. Peter.

Mjeku i rojës i radhës, me pak vite eksperiencë, i punësuar në fillim të pandemisë nga kovid-19, duke marrë shërbimin e rojes dëgjon t'i thuhet që në reanimacion ishtë një i sëmurë që po merrte serumin me hekur. Ishte një pacient që vuante prej nëntë vitesh nga Ca i mushkërive st. i 4-rt. Prej nëntë vitesh në trajtim me kemioterapi. Mbeti pa fjalë. Tërhoqi kartelat nga arkiva e spitalit dhe si përfundim në vitin 2021 çështja përfundoi në gjyq. Ku drejtori i spitalit pranoi se fitimet e mjekur kurues për disa vjet kapnin 1/3 e buxhetit vjetor të spitalit. Vazhdon të jetë në proçes gjyqësor, ku gabimet institucionalë dhe ato individuale të mjekut specialist zbulojnë pangopësinë e pa limit për para të njeriut mjek dhe institucionit prapa tij.

Mbulimi i të vërtetave krijon kontekstin pjellor të fatkeqësive të ardhëshme. Njerëzit dhe institucionet fshehin të vërtetën për të mos u zbuluar dështimi i afërt i radhës. Ç'është ky epsh i papërmbajtur për pushtet përtej asaj që për njeriun normal konsiderohet e arsyeshme ose e nevojshme?. Si u bë e mundur që e rizgjodhën për së dyti Trump-in president? Çfarë gjëje “konstruktive” për të ardhmen e shoqërisë, ishte ajo brënda tij që preku zëmrat e turmave që e votuan? Po gjëja destruktive për mëndjen e atyre që nuk e votuan? Asnjë njeri nuk dëshiron që ndërresat e pa lara t'ja shohin të tjerët.

E megjithatë drejtësia amerikane nuk e fshehu të vërtetën. Drejtësia e çertifikoi si president, por Demokracia e të barabartëve përpara ligjit ia ekspozoi në ditë me diell ndërresat e palara. E vërteta është si operacioni, ku shërimi vjen përmes dhimbjesh të forta.

Kur bëj këto pyetje nuk mund të mos pyes: Si u mundësua rizgjedhja e S. Berishës në krye të shtetit shqiptar në vitin 2005?

Një poet i njohur francez thotë se: “ Më i madhi mashtrim që bëri djalli ishte të bindte botën se ai nuk ekzistonte”. D.m.th. mënyra më efektive për të vepruar e keqja ose keqdashja është që ato të mbeten të fshehura ose të papranuara. Në krye të shtetit Sali Berisha nuk u ndalua anjëherë kur krijoi dhe mbështeti fuqishëm firmat piramidale. As në shkatërrimin e shtetit më 1997, nuk u ndalua për puçin shtetëror më 1998, nuk u ndalua kur kundërshtonte me këmbëngulje pavarësinë e Kosovës, nuk u ndalua në shkatërrimin e arsimit, etj, dhe nuk u ndalua as kur nga dritarja e Kryeministrisë udhëhiqte krimin shtetëror ndaj bashkëqytetarëve të tij më 21 Janar 2011. Nuk u ndalua as kur i mori në mbrojtje fajtorët e 21 Janarit dhe i.ngriti në përgjegjësi. Nuk u ndalua as kur u nis me taboret e tij për të pushtuar si në mesjetë “Kështjellën PD”. Ky njeri ka 34 vjet që si barbar i pangopur ka vetëm një qëllim, t'a sundojë Shqipërinë duke e tërhequr atë zvarrë për të keqen e saj në histori.

Për këta lloj “udhëheqësish” kultura perëndimore e të drejtave të njeriut i njeh mëkatet sipas kuptimi që “Bibla” ka për mëkatin, ndërsa ua bën ndëshkimin sipas “Ferrit”. Sipas studjuesve, me Danten zbritja në fund të “Ferrit” zgjat, zgjat aq shumë për të arritur fundin sa, më përpara

në kohë ndodh mbarimi fizik dhe pastaj, më vonë ndodh “shkëputja e shpirtit”. Kur interpreton udhëtimin brënda Ferrit, Komediani Beninji na fton të njohim veten, të bëjmë brenda vetes udhëtimin tonë të jetës që është një udhëtim më i gjatë, më i vështirë, më inovativ dhe më i rëndësishëm se udhëtimi i Armstrongut në hënë.

Studjuesit e natyrës njerëzore përcaktojnë se Shoqëria njeh dy kategori njerëzish; shumica që mbështeten në besim dhe që besojnë pa pyetur, si besohet një dogmë fetare. Nuk duan të dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen, janë kontigjenti më i gatshëm për indoktrinim. Kategoria tjetër janë ata me dëshira për njohuri, që kërkojnë të dijnë të vërtetën, që janë të gatshëm të çfaqin skepticizëm dhe mendim kritik. Të parët votojnë me “vagona-fansash”, me mentalitet tufe ose grupi. Këta njerëz me humbje të ndjenjës së vetvetes dhe të vetëvlerësimit, që ekzaltohen nga “karizma” e shpëtimtarit të Partisë, janë gjahu i Sali Berishës.

Të dytët që mendojnë në mënyrë kritike vlerësojnë identitetin e “unit”, nuk votojnë me mentalitetin e tufës dhe synojnë mos përsëritjen për keq të historisë së tyre. Demokracia nuk është e përsosur por më e mira në mungesë të diçkaje akoma më të mirë. Vota mbetet mekanizmi më efikas për largimin nga pushteti dhe sjelljen e drejtuesve në krye të tij. Për kandidatët që aspirojnë të marrin përgjegjësinë e drejtimit të shtetit ndoshta do të ishte mirë që të mund të ndërtohet një instrument skanimi i shëndetit të tyre mendor si një mundësi kualifikimi ose skualifikimi parandalues për ata që paraqesin natyre aberracionale? Por mund të konsiderohet shkelje e të drejtave! Ashtu si mund të arsyetohet se subjektiviteti njerëzor në këtë instrument skanimi e kompromenton suksesin. Kështu thërritet në skenë votimi. Por a është votimi një akt racional po aq sa edhe emocional?

Në shumicën e rasteve ne ia shtojmë zërin korit që formon opinionet dhe bazën e veprimeve duke përsëritur historinë për keq dhe herë herë për mirë. Rrufjani Donald Trump këshillon:”Kushtojini vëmendje, njerëz! Nuk ka asnjë justifikim për të bërë të njëjtat gabime që kanë bërë të tjerët. Nëse e bëni këtë, është faji juaj dhe nuk duhet të prisni asnjë ngushëllim, asnjë keqardhje”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?