Opinion

Minella Aleksi: Rend or rend, shko e thuaj se Berishën e shpëtuam

23 Prill, 22:08| Përditesimi: 23 Prill, 22:10

  • Share

Atmosferë lufte, më shumë në studiot televizive sesa në fushëbetejat jashtë tyre. Mes analistëve, në gjirin e vështirësive, atje ku rriten mrekullitë. Maratonimi i tyre si triumfi i dëshirës mbi arsyen.

Zhurmojnë ekranet televizive nga thashethemet gjithëfarëllojshe që sipas stilit 24/7 nënkuptojnë vazhdimësinë pa pushim. Studiot televizive në garë, të njëjtët analistë, opinionistë e inventoristë. “Fokusi” mbetet te enigma e çlirimit të Berishës nga “Non Grata”. Politika na është bërë opiumi, Media është shiringa me të cilën na e injektojnë. U thonë shqiptarëve çfarë u do zëmra, se mëndjen e mbajnë mbyllur në shtëpi.

Kur do vij ajo ditë që lajmet për shqiptarët të jenë ashtu si thonë mjeshtrat e lajmeve nëpër botë: Modeli, një histori lajmi si ajo bluza mbi trupin e një gruaje të bukur. Aq e gjatë dhe e mbyllur sa për të mbuluar objektin nën të dhe aq e shkurtër dhe e hapur sa për të qenë interesante.

Atmosfera e elektrizuar nga prania e Magjistarit dhe Strategut nga përtej oqeanit.

Mungon ftesa për Berishën, dyert e mbyllura përgjithmonë. Ankthi dhe frika rri fshehur, si gjarpëri pas qoshes . Ç'është kjo frikë që ende pritet për t'u humbur?. Këtë lloj humbje e dimë, anketimet e japin të qartë. Atëhere? Paska akoma për të humbur nga “Non Grata dhe PD-ja? Pritkërkan tjetërlloj humbjeje?. Ndoshta është rrëzim, ose më saktë rënie, si rënia në një humnerë. T'a kenë ndjer këtë grupi i zonjave dhe zotërinjve ideologë në PD që nuk po dalin më në ekrane për të na thënë se po lobojmë fort?

Nga “Fokus” Roberti na mban frymën. Diçka po lëviz, ka progres. Thotë se në ëebin e departamentit të shtetit e paskan hequr njoftimin “Non Grata” të Berishës. Të çudit lehtësia me të cilën çfaqen krenar për budallallëkun e tyre. Budallenj nuk janë por duket që i detyrohen shumë Atij, Kryetarit.

Ishte një kohë kur njerëzit thoshin: “Më jep lirinë ose më jep vdekje, tani thonë: Më bëj skllav, më paguaj mjaftueshëm”.

Vazhdon të mungojë e mezipritura ftesë, por në vënd të saj erdhën Lacivita dhe Manafort, Dy paterica solide, “bio” , pa asnjë grimcë pesticidesh qëndronin për mbështetje të Berishës, një në të majtë dhe një në të djathtë të tij. Plot shpresë. “Shpresa është një ëndërr me sy hapur”, thuhej në Athinën e lashtë.

Latif Magjistari çfaqet krah Berishës në orët e ditës, Strategu Manafort ju bashkua në orët e natës. E ruajnë thonë nga dukja e ditës, se mos u shkrihet si dylli nga drita e diellit. Pritshmëria është e madhe. Aq sa Berisha po krijon qeverinë e paszgjedhjeve. Janë orë dhe ditë tensioni. Magjistari Lacivita fillon të çfaq magjinë. Është radha e tij të prek butë krahun e Berishës. Ka vetëm një shpresë. Të bësh aktin e fundit mbas gjithë atyre që ke bërë këto 35 vjet. Krimi i parë është numër, të tjerat më pas statistikë.

Diçka e ngjashme me një copë deti që u dhurove grekëve. Por tani fjala është për të tërën. T'a thajmë Shqipër...., t'i heqim detin?, s`duron dot Berisha? Prit, bëj durim, i thotë Magjistari. Bëhet më lehtë. Të kapim kohën, që është në anën tënde. Je rrëzuar shumë herë, kjo e fundit “Non Grata” dua të them ishte shumë e rëndë, por lavdia jote qëndron në aftësinë e ringritjes pas çdo rënieje. Sa energjik që është, thonë. Nuk po u shkon mëndja të të krahasojnë me ish presidentin Bide-n.

Kur një mëngjes presidenti Trump bashkon në tëiter, si të ishin kukulla, Kanadanë, Groenlandën dhe Panamanë me Amerikën, bashkimi për arsye gjeostrategjike globale, për paqen afatgjatë të botës është gjëja më e mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, si ngjyra e pëllumbit të paqes. Më 11 Maj mbas fitores së zgjedhjeve vjen mrekullia e dytë. Këto 35 vjet ti ke sjellë paqe për shqiptarët, bëj të pamundurën edhe për atë botërore. Imagjino mëngjesin me Trump përpara kamerave duke ftuar kanadanë e të tjerat në radhe për të ndjekur shëmbullin e Shqipërisë e të kreshnikut të saj legjendar që e regjistron bashkëngjitur me gjithë det vendin e tij të vogël si shtetin e 55-të të Shteteve të Bashkuara. Kanë provuar të tjerë para teje, dështuan me kohën historike.

Një dhuratë e papritur për Perandorin tonë mahnitës. Një javë para zgjedhjeve shkruaj një memo kërkesë ku të garantosh se në rast fitoreje, bashkimi territorial me Amerikën është mrekullia e dytë pas Natos. I fute shqiptarët në Nato edhe pse ishe i sigurtë se po shkurtoje vitet e tua në krye të shtetit. Si në letrat e bixhozit. Me dy koka, njëra e Natos lart dhe tjetra e rrëzimit me votë, ajo poshtë. Me këtë garanton përjetësinë. Koha e artë e Urdhërave ekzekutiv. Di se ç'bën. Si në ëndërr Berisha dëgjonte magjistarin. Kjo është magjia mrekulli që mund të bëj. Përndryshe në humnerën ku do biesh, do mbyllesh si faraonët sëbashku me PD-në, të adhuruarën tënde dhe skllevërit e tu.

Noli i njihte mirë shqiptarët e tij, të cilëve përsërite se Don Kishoti u shkonte shumë më mirë sesa popujve të tjerë.

Rend or rend, rend e u thuaj, se u çthur lëmshi i huaj, se betejën e fituam dhe Berishën e shpëtuam.......... E shpëtuam, brohoritën dhe për tokë u përpëlitën…

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?