Kungulli më i madh në botë

Minesota/ Kungulli më i madh në botë peshon mbi 1 ton, vlerësimi u bë në kampionatin botëror në Kaliforni

17 Tetor, 17:04| Përditesimi: 17 Tetor, 17:28

  • Share

Minesota në SHBA ka kungullin më të madh në botë.

Në edicionin e 51të të kampionatit botëror për kungujt më të mëdhenj që u zhvillua në Kaliforni, një kungull gjigant me peshë mbi 1 ton u shpall fitues i konkursit.

Fermeri Travis Gienger nga Anoka e Minesotas zuri vendin e parë - për të dytin vit radhazi.

Vitin e kaluar kungulli i tij vendosi rekordin botëror ndërsa kungulli fitimtar i këtij viti peshonte mbi 1 ton, 1096 kg.

Fermeri Travis Gienger u shpreh se me kushtet e duhura të motit do të tentojë sërish të prodhojë kungull për të thyer rekord vitet e ardhshme.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?