Politikë

Mini Shengeni/ VV protestë në Tiranë kundër Vuçiç: Një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës

19 Dhjetor 2019, 14:41| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 14:45

  • Share

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka njoftuar se do të zhvillojë një tubim përpara hotelit ku do të qëndrojë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas kryetarit të Bordit të Vetëvendosjes në Shqipëri, Enis Sulstarova, Vuçiç nuk njeh Kosovën dhe ende edhe në ditët e sotme po punon kundër interesave të kombit shqiptar.

“Shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer masakra të shumta në Kosovë. Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vrarë e masakruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lufte”.

“Qeveria Vuçiç vazhdon ta luftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar. Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Kryetari i Borit të Vetëvendosjes në Shqipëri, Enis Sulstarova.

Aleksandër Vuçiç do të vijë në Shqipëri në data 20 dhe 21 dhjetor kur do të mbahet samiti i radhës i mini Shengenit. Kosova ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë samit. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • arlindi: 19/12/2019 19:35

    JU DEBILAT E VETVENDOSJES ,,PO TE ISHTE VUCICI KRIMINEL DO E KISHTE THIRRUR HAGA,,PRANDAJ MOS FLISNI SI E EMA E ZEQOS NGA MAJA E THANES,,..HAJVANE,,MALOKE TE PAGDHENDUR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?