Prerjet e paligjshme kanë dëmtuar pyjet në Bulqizë, përpos druve të zjarrit, vepron dhe kontrabanda e minierave. Siç tregon për Report TV, drejtori i Pyjores, subjektet minerare përdorim materialin drusor për armatime nëpër galeri.
“ Bulqiza është zonë mineral-mbajtëse, galeritë kanë nevojë për shtyllë miniere. Dhe për këto nevoja presin dru të rinj, sepse shtylla e minierës është 20 cm diametër. Ata lëvizin kryesisht natën, ndaj ne kemi vendosur patrulla gjatë natës”, tha drejtori i Pyjores, Roland Dedja.
Bashkia e Bulqizës gjithashtu po zbaton disa projekte pyllëzimi dhe konkretisht në masivin pyjor të Martaneshit.
“Po zbatojmë një projekt në sasinë një hektar, gjithsej në këtë ngastër do të mbillen 2200 fidanë, pishë e zezë”, tha Besink Cukali inxhinier pyjesh
Ndërsa kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla tha se “ do të vazhdojë edhe në ardhmen mbjellja e pemëve”, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë pyjet.
Mbi 43 mijë hektarë është sipërfaqja pyjore në Bulqizë, ku pjesën më të madhe e zënë ekonomitë pyjore në Thekër dhe Luçan-Bater.
Minierat kudo ne bote demtojne jo vetem pyjet,por dhe bimesine.Keto pasoja jane te zakonshme,Kudo ku ka miniera ka /shkreteti/ rreth e rrotull.Ai fragmenti nga poezia e Cajupit dedikuar sulltanit turk :/kudo shkela,u tha bari/ vlen 100 % dhe per minierat.
Përgjigju