Rreth 28 mijë minimaturantë iu nënshtruan kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj.
Provimi zgjati 2 orë e gjysmë, teksa u zhvillua në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.
Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Komente
