Foto ilustruese

Sociale

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

25 Qershor, 07:38| Përditesimi: 26 Qershor, 09:15

  • Share

Rreth 28 mijë minimaturantë iu nënshtruan këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës.

Për 2 orë e 30 minuta, ata plotësuan testin që u zhvillua në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

Më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së Huaj.

Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?