‘Minimatura’, konsulta edhe në ditën e fundit të shkollës! Të hënën 31 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të lirimit në Gjuhën Shqipe

16 Qershor 2022, 20:44| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 20:57

  • Share

Geisa, Eda, Ersa, Fiona e Nensi janë ndër 31 mijë nxënësit që mbyllën arsimin 9-vjeçar dhe më 20 qershor kanë provimin e parë të lirimit, atë të Gjuhës shqipe. Përgatitjet për të marrë notë maksimale, nuk i kanë ndalur as ditën e fundit të shkollës.

“Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë jashtë orëve të mësimit, pasi njohuritë tona nuk janë të mjaftueshme për ato që ne duam të mësojmë. Duam të thellojmë njohuritë tona. Ndoshta nuk do na bien në provime të lirimit, por do na duhen për të ardhmen. Me mësuesit përkatës i kemi nisur konsultimet që në shkurt, ndërsa me njëri tjetrin që në fillim të vitit. Jo vetëm në klasë por edhe me klasat paralele”, tha një nxënëse. 

“Jemi përgatitur. Puna jonë ka qenë sistematike dhe konsultimet me mësuesit kanë qenë frytdhënëse dhe e duhura. Presim që të dalim mirë. Nuk presim që të ketë nivel të lartë vështirësie. E kemi marrë me shumë sportiovitet. Kemi marrë program orientues me temat nga çdo zyshë të lëndës”, u shpreh një tjetër. 

Emocionet për kalimin në një etapë të re të jetë, u janë ndërthurur me mallin që do të ndjejnë për shkollën ku kanë mësuar për 9 vite.

“Do të na mungojë se këtu kemi hedhur hapat e parë. Kemi marrë bazat e që nga fëmijëria. Kemi krijuar një shoqëri 9 vjeçare. Kemi krijuar lidhje familjare me zyshat. Nuk jemi të papërgatitur. I kemi përsëritur të gjitha temat gjatë vitit dhe besoj së do të dalim mirë”, tregoi një tejtër. 

Mësuesja e matematikës Vitore Kiçaj thotë se me nxënësit ka kryer konsultime intensive, për t’u siguruar se i kanë marrë të gjitha dijet.

“Kam klasat e nënta. Sot është dita e fundit. Javën që vjen përmbyllen me provimet e lirimit. Sot më shumë jemi fokusuar tek gjuha dhe matematika. Ne jemi mësuar që tek gjimnazi përballë të çojmë nxënës të mirë dhe vijnë dhe na thonë sa mirë që na keni shpjeguar dhe na keni dhënë gjëra që tani na duhen dhe në gjimnaz. Ne bëjmë test provë. Ne konsultimet i nisim që kur fillon semestri i dytë. Nuk presim të na vijë urdhër nga Ministria. Kur kemi përsëritje bëjmë konsultime për provimet. Ne ishim duke bërë konsultime për ushtrime të vështira”, Vitore Kiçaj, mësuese matematike në shkollën “1 maji”, thotë Vitore Kiçaj, mësuese e matematikës. 

Në të gjithë Shqipërinë, janë rreth 31 mijë nxënës që do të testohen për provimet e lirimit dhe në dispozicion për të plotësuar 25 pyetje, ata do të kenë 2 orë e 30 minuta. Lënda e parë në të cilën ata do të testohen është “Gjuha Shqipe” me 20 qershor, “Matematika”, 23 qershor dhe “Gjuha e Huaj” me 29 qershor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?