Minimumi historik i viktimave në Itali, asnjë në Lombardi që prej 22 shkurtit! 3 të vdekur, 219 raste të reja me covid -19

19 Korrik 2020, 19:52| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 19:53

  • Share

Situata me COVID-19 po përmirësohet në Itali, ku ditën e  sotme është shënuar minimumi historik i viktimave vetëm 3 në 24 orët e fundit. Ndërsa në Lombardi, epiqendra e virusit, nuk ka shënuar asnjë viktimë, që nuk kishte ndodhur që nga 22 shkurt.

Të infektuarit gjithashtu kanë shënuar rënie ku në 24 orët e fundit janë shënuar 219 raste, ku një ditë më parë ishin 249 raste.

Të shëruarit për sot janë  143 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?