TIRANE- Me vetëm 600 lekë (ose 6 euro), një individë, që mund të jetë kryefamiljarë duhet të përballojë shpenzimet ditore. Me kaq para në xhep sipas institutit të Statistikave nuk konsiderohesh i varfër.
Këto para mund t’ju mjaftojnë mbi 576 mijë qytetarëve aq sa për të blerë një bukë masive (120 lekë), një litër qumësht (170 lekë), dhe nga një kilogramë pataten (120 lekë), qepë (100 lekë) dhe 5 kokrra vezë (100 lekë).
Ose me këto para mund të blesh vetëm 1 litër qumësht (170 lekë), një kilogramë mashurka (270 lekë) dhe një litër vaj luledielli (200 lekë).
Por me kaq para mund të bihet dhe vetëm 1 kilogramë qershi, të cilat aktualisht po tregtohen nga 600 apo një kilogramë mollë (150-190 lekë) dhe një kumbulla jeshile (400-500 lekë). Apo një litër vaj, një pako oriz dhe 10 vezë.
Në këtë gjendje ekonomike është afro 20.6% e popullsisë së vendit, dhe nga kjo kategori 35.2% e popullsisë është e privuar thellë materialisht.
Nga raporti i INSTAT rezulton se minimumi jetik në vend në vitin 2022, është vlerësuar 184 euro muaj. Referuar këtyre shifrave Avokati i Popullit, thotë në raportin vjetor se 1/3 e popullsisë jeton në varfëri. Në raport vlerësohet se as masat mbështetëse nuk kanë arritur të japin rezultatin e duhur për të dalë nga varfëria.
“Problematikat më të spikatura të evidentuara në rastet e trajtuara gjatë këtij viti janë: masa e ulët e ndihmës ekonomike dhe pamundësia për të përballuar shpenzimet e jetesës; pamjaftueshmëria e fondeve të dedikuara për ndihmën ekonomike për të plotësuar nevojën për kujdes social ndaj grupeve vulnerabël”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
Aktualisht ndihma ekonomike ndryshon në varësi të anëtarëve të familjes, por kurrsesi nuk mund të jetë më shumë se 150% e pensionit social, që për vitin 2023 sipas ISSH ishte 8,588 lekë/muaj (85 euro). Praktikisht ndihma maksimale ekonomike në vend mund të arrijë deri në 12,882 lekë/muaj.
Por nga ana tjetër problematike paraqitet situata edhe me pensionet, të cilat po dalin më të ulta se minimumi i përllogaritur nga INSTAT. Pensionet e reja mesatare të lidhura vjet ishin 152 euro, ndërsa pensioni mesatar urban në vend është 180 euro dhe ai rural është 108 euro.
Shkak për këto vlera të ulta pensionesh, është informaliteti dhe nëndeklarimi i pagave. Aktualisht po dalin në pension ata persona që vitet më të mëdha të punës i kanë në demokraci, vite ku pagat janë rritur, por kjo gjë nuk po reflektohet në vlerën e pensioneve. Duke qenë se bizneset po vijojnë të operojnë me dy bilance, ku një pjesë të pagës e japin në dorë dhe një pjesë në bankë, automatikisht vlera e sigurimeve është më e vogël, e për pasojë edhe pensionet po dalin më të ulta, se paga minimale, se paga mesatare, se pensioni mesatar dhe se minimumi i caktuar nga INSTAT.
Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.
Aktualisht në vend marrin pension pleqërie 590 mijë qytetarë, por nga këto afro 50% ose 294 mijë marrin pension të pjesshëm, kjo për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.
1 kilogramë patate 100-120 lekë
1 kilogramë domate 150 lekë
1 kilogramë qepë 100-110 lekë
1 litër qumësht 160-200 lekë
1 kilogramë qershi 550-600 lekë
1 kilogramë mashurka 220-270 lekë
1 kilogramë speca 280 lekë
1 kilogramë kastravecë 150 lekë
1 kilogramë mollë 150-190 lekë
1 bukë masive 100-120 lekë
Vaj 180-240-400 lekë
Oriz 200 lekë
10 vezë 200 lekë
Pensionet urbane mesatare 18,341 180 euro
Pensionet rurale mesatare 11,051 108 euro
Pensionet e reja mesatare 15,569 152 euro
Minimumi jetik INSTAT 18,827 184 euro
Pensione pleqërie 590,649 persona
Pension të plotë 293,277 persona
Pension të pjesshëm 293,803 persona
Kjo është e tmerrshme.Minimumi jetik nuk mund të jetë poshtë nga 15 euro,për dikë që nuk paguan qera Më thoni,se sa e kanë minimumin jetik ata që na marrin votën çdo dy vjet dhe ata që pëllasin në parlament e dikasteret qendrore të shtetit shqiptar me rroga nga 5000 euro, ndërkohë që zhvasin pa problem fare buxhetet e shtetit të popullit shqiptar më i varfëri në Europë bile dhe më larg.,
PërgjigjuMinimumi jetik është 1500 Lekë të reja,jo 600,o njerëz,..pa llogaritni minimumin e atyre që pëllasin në parlament e dikastere qendrore me
Përgjigju6€ eshte shume shume pak. Por dhe ne kete menyre qe e llogarisni juve, beheni dhe jo serioze. Sepse psh nje person nuk ka nevoje cdo dite per blerje te tilla. Nuk blihet cdo dite nga nje liter vaj, nuk blihet nje liter qumesht cdo dite, nuk blihet cdo dite 10 kokrra veze dhe shume gjera te tjera. Por qe dhe 6€ eshte vertete nje shifer aspak dinjitoze.
PërgjigjuTek 6€ duhet shtuar H20 uje (1€) dita 1€ transport 1€ TV baze dhe media e tel (e Albania pa internet ska) 1€ drita Pra duhet 6-10€ minimumi eshte 9€ dita ose 1000 lek reja
PërgjigjuJemi burra apo jo? 70% jemi per l..sh , po 30 per qinçja tjeter me politikantet ne krye i çajn piten muhabetit ????
PërgjigjuE cuditshme qe nje gazete pro qeveritare sic jeni i bie ne mendje varferia qe ka mberthyer pjesen e ndershme te ketij popull
PërgjigjuPro sektit rilindjes, jo pro qeveritare.