Kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka cilësuar projektin e 'mini-shengenit' një situatë jo të mirë, pasi në atë tryeze rajonale, Shqipëria dhe Kosova duhej të paraqitej si një e vetme. Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Selimi tha në këtë moment ky projekt është i mirë o për Serbinë o për Kosovë, por jo për të dyja. Deklaratën e Ramës për heqje të kufirit Shqipëri-Serbi,Selimi e cilësoi paradoksale, pasi mes tyre qëndron Kosova, që nuk njihet nga Serbia. 'Vetëm kur Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën si shtet, atëherë mund të flasim për heqjen e kufijve' tha Selimi duke argumentuar se mini-shengeni nuk duhej të ndodhte në këtë moment.
'Ky projekt nuk mund të jetë i mirë edhe për Kosovës edhe për Serbinë, në këto moment do të jetë o për njëri për tjetrin. Nëse flitet për heqje kufijsh mes Shqipërisë dhe Serbisë apo për lëvizje të lirë me Mini-shengen, atëherë e dimë që kufiri i Shqipërisë nuk është ne Merdarë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Serbisë janë qindra km larg njëri-tjetrit, sepse në mes është Kosova, kjo e bën pak paradoksale. Do doja që Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën dhe më pas të flasim për heqje të kufijve', tha Selimi.
Në lidhje me kritikat e mini-shengenit dhe deklaratave të ashpra që bëri kryeministri Rama ndaj udhëheqësve politikë në Kosovës, Selimi i ka cilësua si një mosmarrëveshje mes Ramës e Haradinaj, por shtoi se priste që Rama të tregohej më i kujdesshëm me sulmet e tij. Ai shtoi se kryeministri i ri , Albin Kurti do të sigurohet që këto sulme të shmangen në të ardhmen dhe se takimi io tyre do shërbejë që shqiptarët të jenë më të bashkuar.
'Në takimin e tavolinës së mini-shengen nuk mungonte vetëm Kosova, por dhe Shqipëria, pasi duhet të paraqiteshin si një. Në atë takim përplasja ka qene mes Ramës dhe Haradinaj megjithatë mosmarrëveshjet mes tyre nuk zgjidhen me një padi si në gjykatë. Kurti dhe Rama do takohen pavarësisht preferencave personale që mund të ketë dhe do të hapë rrugë që ajp që ndodhi me Haradinaj të mos përsëritet më në të ardhmen. E kam menduar më të kujdesshëm Ramën me deklaratat sulmuese lidhur me kritikat që ka hasur për mini-shengenin', u shpreh Selimi.
Në lidhje me heqjen e taksës 100 % për produktet serbe dhe vendosjen e reciprociteti, Selimi tha se taksa nuk është hequr por është zëvendësuar me parimin 'atë që më njeh ti do të njoh dhe unë'. Selimi tha se qëllimi i reciprociteti nuk është heqja e taksës, por ndalimi i fushatës së Serbisë për pengimin e Kosovës të njihet dhe integrohet në organizatat ndërkombëtare.
'Ne nuk do ta heqim taksën por do ta zëvendësojmë më marrëdhënie reciprociteti dhe kjo kërkon një proces, pasi edhe nga ana e Serbisë do të ketë veprime. Aleatët tanë strategjik kanë dy kërkesa nga Kosova që të hiqet taksa dhe nga Serbia që të ndalet veprimtaria e mosnjohjes së Kosovës. Serbia nuk duhet ta ndalë në heshtje këtë fushatë por duhet ta deklarojë', tha Selimi.