Ministër i Brendshëm? Balla: Sot nuk është çështje për mua! Në zgjedhjet 2021 fitojmë më shumë se 74 mandate

10 Shtator 2020, 13:41| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 15:21

  • Share

"Partia Socialiste do ndërtojë një platformë online për të marrë vlerësimin e qytetarëve për ministrat dhe deputetët".

Kështu u shpreh drejtuesi politik i PS në Elbasan Taulant Balla duke theksuar se përmes vlerësimit të qytetarëve do të zgjidhen edhe kandidatët për deputetëve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Balla shmangu përgjigjen, nëse është propozuar për ministër i Brendshëm.

"Për atë që është më e rëndësishme për formësimin e ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshim për të dhënë përgjigje dhe për çështjet e vlerësimit dhe performancën e secilit në përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që është më e rëndësishme për t'i shërbyer aleatit tonë të vetëm , sikurse janë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike , por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë  i qëndron  besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë. Ju garantoj që kjo nuk është një çështje unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark" - u shpreh Balla.

Numri dy i PS foli me bindje të plotë për fitoren e mandatit të tretë teksa u shpreh se PS do të marrë më shumë se 74 mandate.

"74 është minimumi, mendojmë se do të marrim më shumë" - u shpreh ai.

Balla nuk ka kursyer dhe kritika për PD ku deklaroi se ata janë një parti pa lidership dhe program. Ai u shpreh se

"Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti, e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, nderkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë është të ofrojmë" - tha Balla.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?