kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri duke marrë çmimin

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor në Shkup: KPP, çmim special për besimin në administratën publike

15 Shtator 2022, 22:41| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 22:42

  • Share

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Ministeriali i Ballkanit Perëndimor mbi Reformat në Administratën Publike, ku u ndanë dhe disa çmime për performancën e institucione publike për disa nga vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Institucioni i vetëm që u vlerësua nga Shqipëria me çmimin “Njohje speciale për besimin në administratën publike. Për sistemin e E-Ankesave” është Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Në një prononcim pas marrjes së çmimit, kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri në emër të Komisionit të Prokurimit Publik shprehu mirënjohjen për RESPA dhe SIGMA-OECD për mundësinë e ofruar për t’u mbledhur dhe për të promovuar praktikat më të mira në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo do të thotë shumë për ne, është një inkurajim për të ecur më tej në rrugën e reformave, të cilat zakonisht nuk janë një detyrë e lehtë. Është më se e nevojshme të jemi bashkë dhe të hapur, të ndajmë praktika dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, sepse nuk ndajmë vetëm të njëjtat sfida, por ndajmë të njëjtin synim, integrimin në BE. Digjitalizimi si Strategji kundër Korrupsionit thekson se digjitalizimi mund të ndryshojë rastet e korrupsionit duke reduktuar arbitraritetin, duke rritur transparencën dhe duke mundësuar llogaridhënien, si dhe duke ҫmaterializuar shërbimet dhe limituar ndërveprimet njerëzore. Duke vënë në plan të parë qytetarët, biznesin, palët e interesuara, të gjithë mund të kontribuojnë në rritjen e besimit në administratën publike”, tha ai.

Myzyri tha se “ky ҫmim shkon jo vetëm për ekipin tonë të palodhur, por edhe për ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.

“Së fundmi, por jo për nga rëndësia, dua të shpreh mirënjohjen time për Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare, që i besuan vizionit tonë, dhe mbështetën ҫdo hap. Dëgjimi i zërit të një institucioni të vogël, por më një rol të rëndësishëm në zinxhirin e prokurimit ishte vendimtar për suksesin e këtij projekti. Shumë faleminderit, për një ngjarje kaq mbresëlënëse”, deklaroi Myzyri.

E pranishme në këtë samit ishte dhe Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi e cila e vuri theksin tek reformat e ndërmarra nga ana e qeverisa në fushën e Digjitalizimit të shërbimeve.

Disa muaj më parë Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi Sistemin e parë elektronik të ankesave në Shqipëri. Përmes këtij sistemi të gjithë ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkurruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare e-Albania.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?