Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Në nisje të këtij takimi, ministri për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.
"Ne nëvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje të fortë së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian por dhe të SHBA-së se Serbia duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmit. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”. tha Baerbock.
Lajmi kryesor:
Ministeriali në Tiranë, Gërvalla: BE të ngrijë statusin e vendit kandidat për Serbinë! Daçiç refuzon foton familjare! Kryediplomatja gjermane i merr në takime të ndara
M.T//ReportTv.al