Olta Xhaçka në Ministerialin e NATO-s

Politikë

Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Do vijojmë angazhimin në misionet paqeruajtëse, 2% e GDB për ushtrinë

4 Tetor 2018, 16:15| Përditesimi: 4 Tetor 2018, 16:24

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ministrja Xhaçka nënvizoi angazhimin e qeverisë Shqiptare për rritjen e buxhetin dedikuar mbrojtjes, duke përsëritur angazhimin për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024.

Më tej ajo bëri të ditur edhe certifikimin e pak ditëve më parë të 1 mijë efektivëve të këmbësorisë nën monitorimin e ekspertëve më të mirë të NATO-s. 

Certifikimi i grup batalionit është përmbushje e standardeve dhe e detyrimeve si anëtarë të Aleancës. Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Gjatë punimeve të Ministerialit, Ministrja Xhaçka u takua me Sekretarin amerikan Mattis dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Mattis e Stoltenberg vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?