Ministrat e BE-së thirrje Turqisë për dialog: Të respektojë sovranitetin e shteteve anëtare

15 Gusht 2020, 11:42| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 13:48

  • Share

BE është i gatshëm të bëjë çdo gjë për zgjidhjen e tensioneve në Mesdheun Lindor, të këtij mendimi ishin 27 ministrat e jashtëm të BE,. Ministrat i bënë thirrje Turqisë që të tërhiqej dhe të bëhej pjesë e dialogut, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën.

Ata  ripohuan solidaritetin e plotë të BE me Greqinë dhe Qipron dhe  theksuan se përkeqësimi në marrëdhëniet me Turqinë po shkakton pasoja strategjike për të gjithë BE-në. Ministrat theksuan në veçanti që veprimet e Turqisë nuk kontribuojnë në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje. Përkundrazi, ato do të çojnë në një antagonizëm dhe mosbesim më të madh.

 Në përfundim të deklaratës së tyre ata theksua rëndësinë që u i kushtojnë marrëdhënieve me Turqinë  dhe nënvizuan se çështjet në lidhje me përcaktimin e kufijve detarë dhe shfrytëzimin e burimeve në të mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe negociatave, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe jo përmes veprimeve të njëanshme dhe mobilizimi i forcave detare.

Një çështje tjetër të cilët ata i kushtuan rëndësi është situata paszgjedhore në Bjellorusi. Ata i bënë thirrje autoriteteve vendore të lirojnë të arrestuarit dhe i dënoi ata për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ata u shprehën të bindur se rezultatet e zgjedhjeve nuk ishin të drejta dhe i bën thirrje presidentit të vendit të dëgjojë zërin e qytetarëve për demokraci, përndryshe do të ketë sanksione. 

Ministrat në përfundim të deklaratës theksuan se nëse nuk do të tërhiqen mbrapsht, do të merren masa të mëtejshme. Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet në 27-28 gusht në Berlin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?