Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën një marrëveshje të përbashkët për të rihapur kufijtë e jashtëm të BE duke filluar nga data 1 korrik. Edhe pse dokumenti përfundimtar do të përpilohet javën e ardhshme, duket se vetëm pas kësaj date Europa e Bashkuar do të jetë e arritshme për turistët jashtë Unionit
Në prag të sezonit turistik, vendet e BE po lëviznin në mënyrë të pavaruar për të rihapur kufijtë por jo gjithmonë po bazohen në reciprocitet.
Komisionerja europiane për Punët e Brendshme të Unionit, Yllva Yohansson, deklaroi se ka ardhur momenti kur duhet të eliminojmë të gjitha kufizimet në kufijtë e brendshëm dhe kontrollet kufitare.
Por nëse çështja e kufijve të brendshëm europian është më e lehtë për tu zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm ishte më e ndërlikuar.
Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijtë e jashtëm.
"Kur bëhet fjalë për kufijtë e jashtëm, është mirë që të kemi të njëjtën qasje – tha Johansson - Ky është një parakusht për të patur kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.
Vendimi i fundit i Ministrave të Brendshëm të BE, vjen pas një presioni të fortë nga industria e turizmit në të gjithë Europën për të përshpejtuar rihapjen e kufijve të brendshëm e të jashtëm të BE-së, edhe pse ka rreziqe ende
Greqia, e cila nga ana e saj më parë kishte njoftuar rihapjen e kufijve me Ballkanin më 15 qershor, u detyrua të pezullojë fluturimet nga Katari pas mbërritjes së 12 pasagjerëve që u testuan pozitivisht për Covid 19.