Foto ilustruese

Ministrat e jashtëm të BE-së: çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh

12 Tetor 2020, 16:38| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 16:44

  • Share

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg për të diskutuar në lidhje me çështjet më të nxehta të politikës evropiane dhe sanksionet që do të ndërmarrin në ditët në vijim. Në përfundim të së cilës Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Joseph Borrel u shpreh se në diskutimin e sotëm një rëndësi të madhe i ishte dhënë dialogut Kosovë-Serbi dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si një mënyrë kjo për ruajtjen e  stabilitetit në Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e Jashtme Josep Borrell është shprehur se çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh. Gjatë seancës së sotme raportoi edhe I dërguari special për dialogun Mirioslav Lajçak, i cili falënderoi edhe njëherë BE për mbështetjen e dhënë për dialogun.

Një nga temat e tjera të diskutuara sot ishte gjendja në Bjellorusi dhe sanksionet e BE, ndaj disa zyrtarëve kryesorë , përfshirë në listë edhe presidentin Lukashenko.  BE  njoftoi gjithashtu se do të ulë bashkëpunimin dypalësh me autoritetet Bjelloruse në nivelin qendror, do të rrisë mbështetjen e saj për popullin Bjellorus dhe shoqërinë civile dhe do të ri kalibrojë në përputhje me rrethanat ndihmën e saj. Në përputhje me këtë, BE menjëherë ka vënë në dispozicion burime shtesë financiare për viktimat e dhunës, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura.

Një tjetër temë e veçantë e diskutimit është edhe vendosja e sanksioneve ndaj rusëve të dyshuar për helmimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny me një agjent nervor.

Berlini dhe Parisi thonë se nuk kanë pasur një shpjegim të besueshëm nga Moska për atë që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) tha se ishte prania e agjentit nervor të ndaluar të epokës Sovjetike Novichok në trupin e tij. Ku ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se“Kjo (shkelje e konventës kimike) nuk mund të mbetet pa pasoja,”.  Në lidhje me këtë Borrel u shpreh se do të ketë sanksione por nuk dha asnjë detaj në lidhje me to.

Sa i përket situatës në Mesdheun Lindor Ministrat e Jashtëm të BE-së i bënë thirrje Turqisë të tërheqë mbrapsht anijen e saj kërkimore. Në të njëjtën kohë Borrel, deklaroi se në ditët në vijim do të merren masa konkrete ndaj qeverisë turke.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?