Bota

Ministrat e Jashtëm të Europës: Të shpëtojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

16 Korrik 2019, 16:12| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 16:20

  • Share

Të shpëtojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin. Kjo ishte tema kryesore e diskutuar nga Ministrat e Jashtëm të Europës  të mbledhur sot në Bruksel. Për Britaninë e Madhe, ende është e mundur një marrëveshje.

"Irani është akoma larg, ndoshta 1 vit, nga zhvillimi i bombës bërthamore. Ka ende një dritare një dritare të vogël për një marrëveshje afatgjatë” – tha Jeremy Hunt, Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.

Për Francën, Europa duhet të mbetet e bashkuar për t’i kërkuar Iranit anulimin e vendimit.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, i cili u propozua të bëhej përfaqësuesi i ardhshëm i lartë i diplomacisë evropiane, ishte shumë kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.

"Ne jemi absolutisht kundër dhe nuk njohim extraterritorialitetin që Shtetet e Bashkuara i vendosin për ligjet e tyre. Edhe për ne marrëveshja bërthamore me Iranin është thelbësore. Ne po bëjmë gjithshka që mundemi për ta mbajtur atë në jetë, duke e ditur se sa pengesë janë SHBA”.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?