Një zonë e Tel Avivit bombarduar nga Irani

Bota

Ministrat e jashtëm evropianë do të zhvillojnë bisedime me Iranin të premten në Gjenevë

19 Qershor, 10:15| Përditesimi: 19 Qershor, 10:34

  • Share

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë planifikojnë të zhvillojnë bisedime bërthamore me homologun e tyre iranian të premten (20 Qershor) në Gjenevë.

Ministrat do të takohen së pari me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në misionin e përhershëm të Gjermanisë në Gjenevë, përpara se të zhvillojnë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm Iranian Seid Araghchi, tha një burim diplomatik për Reuters.

Nisma evropiane vjen mes frikës së një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli nisi sulme të gjera ushtarake ndaj Iranit, javën e kaluar dhe Irani dërgoi valë raketash në objektiva izraelite në përgjigje.

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse Shtetet e Bashkuara do t'i bashkohen fushatës ushtarake të aleatit të tyre, Izraelit, duke nxitur shqetësimet se kriza mund të intensifikohet.

Qëllimi i bisedimeve midis Iranit dhe evropianëve, të cilat burimi gjerman tha se po zhvillohen në koordinim me Shtetet e Bashkuara, është të bindin palën iraniane të garantojë fuqimisht se do ta përdorë programin e saj bërthamor vetëm për qëllime civile.

Sipas burimit, bisedimet do të pasohen nga një dialog i strukturuar në nivel ekspertësh. Izraeli ka thënë se qëllimi i tij është të eliminojë aftësinë e Teheranit për të zhvilluar një armë bërthamore, ndërsa Irani mohon se programi i tij bërthamor është për qëllime ushtarake dhe se e ka zhvilluar atë vetëm për përdorim civil.

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?