Ministrat e Mbrojtjes së Europës Qendrore, përfshirë dhe ministrin Pirro Vengu, janë mbledhur në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratislavë në një moment kritik për sigurinë e kontinentit.
Në këtë takim, Shqipëria ka treguar dhe njëherë solidaritet në arritjen e prioritetit kryesor në fuqizimin e mbrojtjes së shtetit shqiptar, i cili shkon krah për krah me anëtarësimin në BE.
“Me 500+ trupa në misionet e NATO-s & BE-së, me investime në industrinë tonë të mbrojtjes (municione, dronë, artileri, mjete të blinduara etj.), në infrastrukturën kritike dhe me forcimin e mbrojtjes civile, Shqipëria dëshmon se është një ndërtuese stabiliteti dhe sigurie në rajon”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka falënderuar të gjithë homologët e Europës Qendrore për mbështetjen e palëkundur në vijimësi.
Komente
