Vendimi i shumëpritur në një moment të vështirë! BE çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Mars 2020, 14:17| Përditesimi: 24 Mars 2020, 17:42

  • Share

TIRANË- Në morinë e lajmeve të përditshme, ku dita-ditës rëndohet bilanci i të prekurve me koronavirus, Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, të shumëpritur për vite me radhë. Bashkimi Europian çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë rënë dakord njëzëri në mbledhjen e sotme online që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili thekson se ky vendim është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet që e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot  një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Varhelyi në anglisht

Nga ana tjetër, fitore e merituar e quan Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, çeljen e bisedimeve me BE-në. “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund drita jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Përëndimor. Urime në Tiranën dhe Shkupin, është e merituar”, shkruan Roth.

Postimi i plotë i Michael Roth në anglisht

Ora 21:40
Çelja e negociatave, Ervin Salianji: Lajm pozitiv, kushtet e BE-së duken si thirrje për rotacion

1585082512_salinaji.jpg

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Salianji e konsideron lajm të mirë, por shkruan se bëhet pasi janë hapur negociatat prej vitit 2011 për Serbinë, vitit 2012 për Malin e Zi, dhe pa asnjë kusht sot për Maqedoninë e Veriut!

Ai i konsideron kushtet e BE-së si thirrje për rotacion, si kusht që na afron më shumë standartet perëndimore, drejt demokracisë funksionale.

Postimi i plotë:

BE jep Ok për negociatat! Më në fund një lajm i mirë për qytetarët, lajm i mirë nuk kthehet kurrë ne arritje konkrete nese nuk kuptohet si detyrim.

Kushtet e BE duken si thirrje për rrotacion, si kusht qê na afron më shumë standartet perendimore, drejt demokracisë funksionale, me institucione të forta që vijnë nga zgjedhje të lira, me lufte ndaj krimit dhe korrupsionit, me pavaresi të institucioneve të pavarura dhe garantim të lirive dhe të drejtave

Hapja e negociatave për bëhet pasi janë hapur negociatat prej vitit 2011 për Serbine, vitit 2012 për Malin e Zi, dhe pa asnjë kusht sot për Maqedoninë e Veriut!

Shqipëria ishte e para nder vendet e Ballkanit Perendimor, qeveria e Partisë Demokratike nenshkroi nder te parat marreveshjen e Stabilizim asocimit, hoqi vizat pas nje pune voluminoze dhe te matshme ne permiresimin e sherbimeve, luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, krijimit te sistemit online te gjendjes civile, pashaportave biometrike etj.

Sot për fat te keq jemi te fundit, hapja e negociatave me kaq shumë kushte dhe pasi i është dhene ok gjithe vendeve te rajonit tregon mangesite e punes se qeverise, ne fakt lajmi i sotem është si me nxenesin e keq, qe duke qene i vetmi qe po ngelet ne klase mesuesi i jep pyetjet e provimit para… pooor nuk do te thote se ka kaluar klasen nese nuk bën as këto detyra.

Gjithsesi për Shqipërinë dhe qytetaret është nje lajm pozitiv, BE dhe familja evropiane tregoi qe nuk e ka hequr vemendjen ndaj popullit me pro perendimor ne Ballkan!

Ora 20:55
'Negociatat, rreze shprese mes kësaj krize', Xhaçka: Me kurajo dhe besim të shohim nga e ardhmja, do ta kalojmë dhe këtë

1585079857_1575019663oltaxhacka.jpg

“Një rreze shprese mes kësaj krize”, kështu e ka cilësuar Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të dhënë në këtë kohë krize shëndetësore për shkak të koronavirus.

“Prandaj sot, le të gjejmë kurajon e besimin për të parë me shpresë drejt të ardhmes, përtej krizës ku jemi sot, të cilën do ta kalojmë të gjithë së bashku...”, ka thënë  më tej ministrja.

As situata e vështirë që po kalojmë sot, nuk e zbeh dot rëndësinë e lajmit për hapjen e negociatave. Përkundrazi, ky lajm është si një rreze shprese mes kësaj krize, ku ka aq shumë nevojë për të shpresuar e besuar tek e ardhmja. Jemi sot një hap më pranë Europës, jemi sot një hap më pranë ëndrrës për të cilën kemi punuar, sakrifikuar e pritur aq shumë. Prandaj sot, le të gjejmë kurajon e besimin për të parë me shpresë drejt të ardhmes, përtej krizës ku jemi sot, të cilën do ta kalojmë të gjithë së bashku, duke nxjerrë në pah më të mirën, ashtu siç ka bërë ky popull gjithmonë sa herë që natyra apo historia e ka përballur me kriza, sfida e vështirësi”, shkruan Xhaçka.

Ora 20:00
Çelja e negociatave, ish-ministrja: Vendimi në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve. Duhen plotësuar 15 kushte

1585076867_301239.jpg

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një reagim referuar çeljes së negociatave të Shqipërisë nga BE, është shprehur se ky hap në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve, pasi sipas saj duhet të plotësohen 15 kushte.

“Vendimi i sotëm i Këshillit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikonfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve tona.
Celja e negociatave në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve. Vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve, para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ende mbetet pezull dhe pa afat kohor.
Ky është një vendim për të inkurajuar qytetarët dhe për të vendosur në punë qeverinë dhe politikën.
Ndonëse në kohë të vështira si ky i Covid-19, perspektiva jonë europiane mbetet gjithnjë një prioritet i patjetërsueshëm!”,
shkruan Gjosha.

Ora 19:56
Negociatat, Hajdari: Qëndrova në Kuvend jashtë vullnetit të PD për Shqipërinë me BE (VIDEO)

Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka reaguar përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hajdari shprehet se ky moment është pikërisht ai për të cilin ajo kishte luftuar gjatë gjithë angazhimit të saj politik dhe arsyeja pse ajo mori vendimin për të dalë kundër Partisë Demokratike dhe qëndruar në Parlament.

“Në çdo ditë time në parlament që prej fillimit të angazhimit tim politik, por edhe në çdo moment që kam qëndruar në Parlament duke marrë një vendim goxha të vështirë kundër Partisë Demokratike ishte për një qëllim të vetëm: Pikërish për të mbështetur Shqipërinë rreth rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Dua të falënderoj patjetër opozitën parlamentare që ka punuar dhe luftuar fortë për këtë moment të sotëm. Patjetër që duhet falenderuar edhe opozita jashtëparlamentare për angazhimin që mori në Reformën Zgjedhore. Por kjo betejë nuk mbaron këtu. Ne duhet të vazhdojmë me Reformën Zgjedhore”, shprehet Hajdari.

Ora 19:19
BE jep dritën jeshile/ Wadephul: Inkurajim për popullin, plotësimi i kushteve do monitorohet me rreptësi

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU, Johann David Wadephul e ka cilësuar dritën jeshile të dhënë nga BE për hapjen e negociatave s një shenjë inkurajimi dhe shprese për njerëzit, ndërsa shtoi së zbatimi i kushteve të vendosura do të shihet me vëmendje të madhe dhe të rreptë në zbatimin e tyre.

 “Vendimi i sotëm nga Ministrat Evropianë të Bashkimit Evropian konfirmon perspektivën e BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është një shenjë inkurajimi dhe shprese për njerëzit, veçanërisht në periudhat e vështira të krizës Corona, të cilat po prekin të dy vendet në një masë të konsiderueshme.  Fakti që vendet anëtare tani kanë parashtruar 15 parakushte tregon se ata presin që Komisioni i BE të monitorojë përparimin në mënyrë të konsiderueshme në mënyrë më të rreptë dhe të kujdesshme. Kjo duhet të vlejë për përmbushjen e 15 parakushteve, si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve. Ne jemi të bindur që Komisioni i ri i BE nën Presidentin Ursula von der Leyen do ta marrë parasysh këtë. Grupi parlamentar CSU / CSU, së bashku me partnerët e tij evropianë, do të jenë bindës se 15 parakushtet duhet të përmbushen plotësisht para se të fillojnë negociatat e pranimit", shkruan Wadephul

Ora 18:34
'Çelja e negociatave, moment historik', Spiropali apel partive politike: Së bashku një zë në mbrojtje të interesit kombëtar

1585071339_1573233555spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përsa i përket vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se ky është një moment historik për të ardhmen evropiane të vendit.

“Sot, jemi në momentin më të mirë historik në raport me të ardhmen tonë europiane. Vendet e BE, edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, në mes të një krizë shëndetësore dhe humanitare, vendosën përmes Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të na afrojnë në vatrën e përbashkët, duke çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Spiropali, ndërsa iu bën thirrje partive politike që njëzëri të mbrojnë interesin kombëtar.

"Në Parlamentin tonë dhe në foltoret e partive, kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjësimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë."

Postimi i plotë i Spiropalit:

FORCA SHQIPËRI

Në 1990-ën studentët kërkuan Shqipërinë si gjithë Europa, pra kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale. Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes të tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.

Sot, jemi në momentin më të mirë historik në raport me të ardhmen tonë europiane. Vendet e BE, edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, në mes të një krizë shëndetësore dhe humanitare, vendosën përmes Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të na afrojnë në vatrën e përbashkët, duke çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, jo më kot, por për arsyet e forta të reformave të thella dhe të guximshme të ndërmarra me vendosmëri të palëkundur, edhe përballë kundërshtive më të egra dhe shpotive më cinike.

Nga ky moment historik e tutje, shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore deri në anëtarësim të plotë. Duhet t'i flasim Europës dhe botës të gjithë me të njëjtën gjuhë. Në Parlamentin tonë dhe në foltoret e partive, kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjësimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë.

Ora 11:05
Zbardhet drafti final i KE-së: Të hapen negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në

Në draftin final të Këshillit Europian rekomandohet hapja e procesit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Këshilli rekomandon që në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në samitin që do të mbahet në Zagreb në muajin maj të hapet drita jeshile për të dyja vendet. Por para konferencës së parë të negociatave, Këshilli kërkon nga Shqipëria që të plotësohen tre kushte. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE, ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë pas marrjes së opinionit nga Komisionini Venecias dhe rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrpusionit nga organet e reja të drejtësisë, janë tre kriteret që KE kërkon që të plotësohen nga Shqipëria.

Më tej duke vlerësuar progresin e bërë në disa fusha dhe plotësimin e kritereve që u vendosën në qershorin e 2018-ës, KE kërkon që të shikohen me vëmendje edhe disa ccështje, si dënimi i shitblerjes së votave, censusi i popullsisë, ligii për minoritetet, aplikimet për azil të shqiptarëve në vendet e Unionit, si dhe marrja e nje vendimi përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Raporti i plotë i KE-së për Shqipërinë
"Pasi shqyrtoi raportin e përditësuar të Komisionit më 2 mars 2020 lidhur me progresin e bërë nga Republika e Shqipërisë, Këshilli mirëpret faktin se vendi ka treguar vendosmëri për të vazhduar axhendën e reformave të BE-së dhe ka arritur rezultate të prekshme, duke plotësuar kushtet e pëcaktuara në qershor 2019 nga Këshilli për hapjen e negociatave. 
Duke parë progresin e kryer në reformat dhe në plotësimin e kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli në qershor 2019, Këshilli vendos të hapë negociatat me Republikën e Shqipërisë, çka duhet të miartohet nga vendet anëtare të Këshillit Evropian.    

Këshilli merr parasysh synimin e Komisionit për të filluar punën përgatitore menjëherë. Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të organizohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit të negociatave nga Këshilli.

Përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën elektorale në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të sigurojë një financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke siguruar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën e rëndësishme ndërkombëtare, që përfshin opinionet e Komisionit të Venecias dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Gjithashtu, Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE. Mbetet prioritet që Shqipëria duhet t’i kundërvihet fenomenit të kërkesave të pabazuara për azil dhe të sigurojë riatdhesimin, si dhe të amendojë ligjin për mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.  

Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritete, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të Vettingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e politikanëve, progres të dukshëm në reformën e administratës publike, zbatimin e reformës së ligjit elektoral, si dhe vendimin përfundimtar rreth ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, po ashtu sikurse edhe përparim të mëtejshëm në zbatimin e mbetur të legjislacionit të vitit 2017 lidhur me kuadrin ligjoe në mbrojtje të pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe përparim në procesin e regjistrimit të pronave. 

Komisioni vlerëson se lidhur me prioritetet e përcaktuara si të domosdoshme përpara një conference ndërqeveritare, tashmë Shqipëria ka bërë një progress të rëndësishëm, duke shtuar përpjekjet dhe duke arritur progres dhe rezultate të dukshme në këto probleme kyç", thuhet në raport. 

(Kliko këtu për të lexuar draftin e plotë në gjuhën angleze)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 25/03/2020 15:25

    RROTEN E KA henger jot meme,,,,e do e hash dhe ti ne burg,,sa te filloi spaku….

    Përgjigju
  • Tironci: 25/03/2020 00:11

    Po Po nat krah flej ti o pederast ! Shko e krye burgun o shpife mashtrues

    Përgjigju
  • sarandioti: 25/03/2020 00:05

    E KENI KOT ENTUZIAZMIN,,,Europa na ka vendosur kushte 11,,,per te filluar bisedimet,,,ne qofte se ne nuk I plotesojme keto kushte,, ata nuk I fillojne bisedimet,,,,,duhet te lexoni kushtet,,,,kurse maqedonise I jane hapur negociatat pa kushte,,pra ata qysh neser ulen ne bisedime me europen per kapitujt,,,turqia ka 30 vjet qe I ka hapur negociatat,,,por Europa nuk e fut ne Europe sepse eshte shtet mysliman,,,po ashtu dhe shqiperia nuk do hyjme edhe pas 30 vjetesh ne Europe per nje njejten arsye si dhe turqia..jemi 60% muslimane...,,

    Përgjigju
    • Mili: 25/03/2020 19:45

      Sarandiot fundurrine qe shkaterruate Saranden. E gjithe Saranda eshte për ti vënë dinamitin se e shemtuate sic keni kokat tuaja të shemtuara e të shtrembera fshatarë !

    • Faik plera: 25/03/2020 19:43

      Sarandiot Jorgo nuk ke më pension tani. Jorgot ta prenë riskun. Gjej ndonje kombesi tjeter tani të dekllaroheshe amos amos mer pension

    • pensionisti 300 euro: 25/03/2020 12:02

      akoma saranda jeni ju??nuk u bet tridhjet??zgjidhja kush eshte more ilithio??te behen te gjithe orthodoks??na i keni shpifur ju kudo dilni ju qeneria dilni dhe hidhni helem..ju qe cdo gje e keni nga shqiptaret.,ju qe nuk late me pa vjedhur per ta bere te tuajen/?ai sixtir

  • O Salihale: 24/03/2020 23:19

    Rrotacion kur te kapesh ket temin

    Përgjigju
  • MIU MUTIT: 24/03/2020 22:09

    U komentua u komentu u komentua o mi muti o vllai flamurit pa bisht o karr i mbaruar o i uruar. Të qift qeni ilir kak metës motrën mu në pith.

    Përgjigju
  • redi: 24/03/2020 22:03

    Lajm shume i mire per gjithe popullin ,por te degjosh skenaristin e babaleve ,se kjo eshte thirrje rrotacion eshte te vrasesh veten .Ju nuk i vini ne pushtet se jeni pa karakter dhe te pa afte dhe sidomos ti je shembylli i politikanit me te nevetitshem.Opozita ka nevoje per nje kthese totale dhe rinovim

    Përgjigju
    • Cfare thua?: 24/03/2020 23:34

      je ne vete apo jo???e si flet ashtu kur ka shume e shume kafshe qe atij qe ti i thua babale i besojn me sy mbyllur???e di ti qe sot nuk ka per ti zen gjume gjithe keta kafshe qe na bejn sikur gezohen??a e di ti qe edhe opozita ka merit??ka merit sepse loboi per mos hapjen por nuk u doli dhe kjo quhet merit ne gjuhen e shqupit dhe te lesht e dhis..e di ti qeketa kafshe fashiste thon futu ti ne burg qe vodhe sot dhe jo ata qe vodhen dje??e di ti qe kjo ne gjuhen e shqupit quhet demokraci???e di ti qe keta fashista ta bejn gjyqin qe ne fb/.??dhe thone qe filani eshte hajdut shpejt ne burg se e thon keta??pranadaj ne perkethimin qe i behet ne gjuhen e kafsheve me dirigjent nga shqupi duhet rotacion,more vesh??por qe ta marresh vesh ti duhet te mos beje as filloren jo me te mesmen..prandaj lexo sa me pak.mundohu dhe lere te te bejn shplarje truri nga shqupi me uja na gjiri lalazes dhe ateher do e kuptosh qe ky babalaja ka te drejt.

  • FYTYR HARDHUCKA: 24/03/2020 20:33

    Shikojeni klada gjoshën me fytyr prej hatdhucke shikoheni si është bër dhe nga inati që Shqipris i jan hap negocjatat. A e shikoni se çfar qelbi zi është kjo femër me fytyr hardhuce po bën bum bum . O ZOT si nuk ju shkon korona ktyre fundërrinave.

    Përgjigju
  • AltinTop: 24/03/2020 19:02

    Fale mbrojtjes se Kushtetuses u hapen negociatat...rrofsh o Like

    Përgjigju
  • Babloku: 24/03/2020 19:02

    Ne duhet te ishim xha ne Europe por me politikanet qe kemi ne eshte vari lesht, ne 97en na dogjen e na vrane, tani braktisen edhe parlamentin si kur me qene ne afrike e jo ne mes te evropes, po mire qe erdhi ky i gjati qe do me bo shtet, se pritshim edhe nja 30 vjet per tu hap nje here negociatat jo mo per te hyre.

    Përgjigju
  • Vlonjatja dashnorja e efgjitite bukurosh: 24/03/2020 18:29

    Bravo!

    Përgjigju
  • COVID-19: 24/03/2020 18:26

    U desh qe te vinte Koronavirusi qe BE te miratonte per ti ftuar per kafe Shiperine dhe Maqedonine e Veriut.

    Përgjigju
  • Tahipi: 24/03/2020 18:25

    Europa K**** dhe plake Tashi u kujtu .......

    Përgjigju
  • Mondi: 24/03/2020 17:53

    Kesaj i thone te ngopesh me luge bosh dhe te fluturosh me presh.kur te plotesohen 15 kushte qe realisht me qeverrin dhe opoziten tone duhen 15 vjet

    Përgjigju
    • Bravo te lumnte...MESE E VERTETE..: 24/03/2020 22:40

      Fundja dhe se meritojne ,,se jemi te gjithe ne pergjethsi muter.. Me ne krye Kriminelet Politikane,,te jryesuar nga PD _ LSI dhe me rradhe ..Flm.

  • Fahri Bab Spiunovic Balliu: 24/03/2020 17:51

    Meriten kryesore e ka Lulja, Monka dhe sidomos biri im Klevisi qe nuk e la Tiranen te behet me nje unaze bashkekohore qe makinat te ecnin lirshem

    Përgjigju
  • Bashkimi Europian: 24/03/2020 17:47

    Nuk mund te prisnim per hapje negociatash....para tundimit ndaj Grida Sumes bukuris se Albana Vokshit trimerise se Strazimirit leksikut te Edi Palokes oratorise se Ervin Salianjit sakrifices qe i ben by** Gazi Kavajes simpatise se Klevis Balliut tritol Berishes Lavire Monikes bllokut te Metes e natyrisht per te liruar shalet e ngjitme te Bashes....nuk kane te mbaruar keto figura te dhime....

    Përgjigju
  • Renato Bega: 24/03/2020 17:47

    Puna e shkelqyer e Qeveris Rama coi ne kete dite historike per Shqiptaret

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/03/2020 17:42

    Nuk kuptoje nje gje, ne themi qe na u hapene neve negociatat bashke me fqinjet. Ndersa në postet-komente të fqinjeve për mediat e tyre si dhe vete mediat e tyre nuk shikohet emri Shqiperi kur flitet per hapje negociatash të vendit të tyre. Pra pyetja eshte, pse ne permendim emrin e vendit fqinj në çelje negociatash dhe fqinjet nuk e permendin emrin e vendit tonë? A ka ndonjë pergjigje për këtë?

    Përgjigju
  • Tironci: 24/03/2020 17:24

    EDI hapi negociatat!ju banditet dhe kriminelet te PD+LSIse do plotesoni kushtet moj qupe e pa fytyre.

    Përgjigju
    • navy: 24/03/2020 19:01

      Bandat evropiane kanë shkatërruar Shqipërinë përmes korrupsionit të tyre. Tani ata duan të vazhdojnë të mbledhin shpenzimet e udhëtimit dhe projekte mashtrimi së bashku

  • Pyka: 24/03/2020 17:21

    Qeveria e ardheshme:Mediu,Kokmadhi,pinoku i vogjël ,i madhiNard Ndoka,Meta hajduti,Muli Nokës,Duka i mafies,....dhe mendoni që këta tallin t**** me popullin dhe e bëjnë me ndërgjegje të plotë,,

    Përgjigju
  • nik: 24/03/2020 17:15

    Ne ket moment te rendesishem per shqiperin Opozita antishqiptare del me komente negative mbi evropen dhe kushtet. Kta per partin e djegin shqiperin dhe e cajn ne dysh. Tradhtia e kombit esht pika e dobet e jona...

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE: 24/03/2020 16:57

    Shikoni balonën tabake del e bo selfi kjo e bija hajdutit që s'la gjë pa vjedhur dhe kjo fundërrin ordinere del e lef si buçe hum hum hum ha tum. A e shikoni se si po pëllcasin nga inati se Edi Rama ju a rrasi e plasi ktyre fundërrinave të partis kak pd.

    Përgjigju
  • shoku: 24/03/2020 16:37

    Po cfare gezoni o te mjere se do beheni lavatricja evropes tani ne kete kohe te veshtire duhen ca shtete si ballkani per evropen, cmimet do ju shkojne ne qiell e do e paguani kafen si ne Bruksel.I dini budallenj Anglezet qe e lane evropen.

    Përgjigju
    • Mili: 24/03/2020 18:24

      Hasanit osman të Tabakëve osmanë ne lidhje me komentin e ”shoku” shokut legene vlonjat . Bravo e gjetet, hani pershesh tani dhe futjani gjumit por kujdes betht jo zbuluare..

    • Hasan pordha: 24/03/2020 17:52

      Mese e sakte. Ky virus tregoi qe te gjitha shtetet e Evropes ruajten bythen e tyre. Dhe kur te dalin nga kjo nuk do kete me Evrope te bashkuar. Do kete nje Gjermani me gjithe vendet e lindjes nen vete.

  • Shishtaveci: 24/03/2020 16:34

    Per celjen e negociatave dha mundin e shpirtin Flamur Noka.Me urgjence Keshilli i Qarkut Kukes te mblidhete te propozoj per ngritjen e nje busti 20 m te larte ne mes te Kukesit

    Përgjigju
  • Fahri Balliu: 24/03/2020 16:31

    Kush eshte qorr a shurdh e nuk e kupton qe meriten kryesore per Celjen e Negociatave e ka biri im Klevis Balliu.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 24/03/2020 16:29

    Berisha i celi gociatat. Merita i takon atij Ai e tuti Evropein me Laciane e Tripojane

    Përgjigju
  • Or Tej: 24/03/2020 16:26

    A ke fytyre ti Fatmir Mediu M*** te flasesh ti i ke lyer fuart ne gjak.

    Përgjigju
  • Bashkimi: 24/03/2020 16:26

    Po po "urime" me 13 kushte per tu realizuar pastaj hapja e negociatave. Ato me interesantet ishin: Hetimi i krimit zgjedhor, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar e per te shkuar tek "qershia mbi torte" ndalimi e burgosja e zyrtareve te larte. Shkurt muhabeti edhe 50 vjet nuk hapen negociatat me keto kushte.

    Përgjigju
    • nik: 24/03/2020 16:58

      O Malok i sali berihes, hapja e negociatave do me then fillimi i bisedimeve ku shqiperis i jepen detyra dhe kushte te plotesohen. negociatat nuk jan antarsim o antishqiptar

  • Arbëri: 24/03/2020 16:06

    URIME SHQIPËRI...!!!

    Përgjigju
  • Blenard: 24/03/2020 16:04

    Deri tani e bllokove ti me berishen bir ..... me vjen turp vetem nga ty qe jam skrapalli

    Përgjigju
  • KRIMINELËT ME DUART ME GJAK: 24/03/2020 15:56

    Shikoni sa të pa fytyr jan kta kriminel. Ky jevgjiti fatmir mediu i ka duart deri në bryl me gjak. Lyl shal ngjitmi kriminel hajdut e vazhdon e lef hum hum hum. Buçja fshatare me të shoqin dordolec ilir kak meta çfar nuk bën për bllokimin e negocjatave . E tani kta qelbësira bëjn sikur e duan hapjen. Po tani çfar do thot kryekrimineli malok qeni salhe ish sekretari partis do çoj gënjeshtra të tjera për kok pa larët e tij. RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT.

    Përgjigju
  • CaBone: 24/03/2020 15:56

    Bravo Shqipri. Lart e me lart te ngrihen Shqiponjat. Vendim i merituar dhe duhet te jet ne te mir te popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Tropojani prej Vicidoli: 24/03/2020 15:46

    E vetmja merite esht e sali berishes, ai me molotova, me ‘97 e dyte dhe me qyetarin dixhital pinokjo i ka cel negociatat. Edi rama ska as ni merite, nuk ka ber reformen ne drejtesi dhe ska luftuar krimin dhe evropa me usa nuk e don fare, perkundrazi nuk ja kan dhan 1 miliard euro ne ndim per rindertimin e kombit. Voto per monika kryemadhin dhe shqiponjen e ilirit, kallashin e saliut dhe matematiken e lulit.

    Përgjigju
  • Ops: 24/03/2020 15:27

    Dmth te gjithe kushtet e Opozites dhe mendimet e njerzve pa parti qenkan ketu, atehere i bie qe kurre sdo futemi se keto sduan jo se sdin ti plotesojne

    Përgjigju
  • Eri: 24/03/2020 15:25

    Urime SHQIPERIIIII,Vdekje tradhtarve mos e befshin piken e hajrit(1-Berisha2-Bumci3-Alibeaj4-Shehu etj etj

    Përgjigju
  • Skrapari: 24/03/2020 15:01

    Nuk duam te futemi ne europ.. na thoni pse nuk arrestohet ilir meta edhe sali berisha, keta zagar e shkaterruan shqiperin..!

    Përgjigju
    • Tani:shqupist: 24/03/2020 15:56

      ti o te Q te 14 nuk je militant???ti o te Q te 14 kush je qe shan nje popull??kush je ti o te Q te 14 qe shan tjetrin nga motra dhe nena??ti o fashist i ndyre je me mendimin se me perpara duhet denuar ai qe vodhi i fundit apo ai qe vodhi i pari/?/?poppulli eshte i zgjuar dhe u dha vendin e tyre ketyre pehrave qe lobuan per mos hapjen o kafshe e gjalle..dhe tani na dalin dhe na thon qe na qenkan te gezuar,keta qe nuk lane me pa share jashte shtetit poppullin e tyre o te Q te 14 atyre dhe ty bashke me ta.asnje nuk ehte kundra qe te denohen te gjithe keta qe thua ti po doli se kane shkelur ligjin,por jo te denohen se thua ti o te q te 14 dhe sala dhe lulka dhe muni-ka jote o kafshe.kafshe militiante

    • Tani: 24/03/2020 15:28

      Po dashnoret e plakes dhe motrrrs tende , Rama, Ahmetaj, Gjiknur , Beqaj, Veliaj etj etj ??? App ai qe te hyp sduhet te vuaj ? Injorant popull , militante idjote

  • Shqiptar: 24/03/2020 15:00

    Lajm i shkelqyer per Shqiperine, ne keto kohe te erreta te Koronavirusit. Arritje e madhe e qeverise Rama. Urime Shqiperi.

    Përgjigju
  • Tahipi: 24/03/2020 14:53

    Lul Bash Pogonishtja pasi mori lajmin per hapjen e negocjateve shqiper maqedoni ne bashkimin Europjan,duhet te kete pasur nje ritmi kalimtare ne zemer,pasi i kaikur mundi e disa para ndaj nje lobingu qe aji ka bere ne fshehtesi per moshapjen e negocjateve.Eurpo ndonse pak me vonese vlersoje punen e Qeverise Rama per punen e bere ne ralizomin e objektivit per integrimin e shqiperise ne BE,duke bere ate qe thote Europa,SHB.A dhe perendimi dhe jo rradakja e mbrapeshtet e opozites bashkuar me Lul Bashen dirigjet. Rrofte EIropa Amerika dhe solidariteti i shteteve Europjane per vlerimin e punes tone si popull e komb ne te miren e paqes dhe stabilizimin e rajonit.

    Përgjigju
    • Boss: 24/03/2020 15:28

      Lexoje rekomandimin dhe shif te gjithe gjerat qe ka kerkuar basha i ke aty ore i pa shkolle dhe militant rrogtare

  • Qorrat e Totove: 24/03/2020 14:51

    Nuk duame BE se do na bëjë skllevërë

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/03/2020 14:39

    Mendimi im eshte ky, une dhe famija ime po japim nje kontribut te forte per prinderit tane, sot eshte dita 14 e karantines per familjen time me 3 femije te vegjel , sps ne per prinderit tane i duam ne jete edhe per disa vite , qe ne me kohen duhet ti dhurojme diçka reale e vepra te mira prinderve tane. Te me falni une dua te ju kerkoj nje ndihme , sot isha dhe bera shpenzimet e fundit per familjen time , deri ne fundjave kemi ushqim per femijet

    Përgjigju
    • Vlora: 24/03/2020 15:04

      O mili mire e ke mamin .. te fala e pres nga behari per plazh..ta siell ne shpi me barkun tek goja..

    • Mili: 24/03/2020 14:50

      Injorant Vlore nuk eshte ketu artikulli për kete komente!

  • Hasan Pordha: 24/03/2020 14:27

    E dhane OK mga frika sepse e pane qe ariu polar po vjen verdalle per tu ulur kembekryq ne Sqiperi dhe Maqedonine e Veriut

    Përgjigju
    • SHqiptar: 24/03/2020 14:58

      Ti meriton te jesh Sekretari Amerikan i Shtetit, sepse njeh me sakte dhe siguri te plote arsyet politike te mbare bashkimit Evropian. Ose me mire, shko prashit arën.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?