Të bindur për mandatin e katërt, ministrat socialist rreshtuan në Kongres arritjet dhe synim në aspektin ekonomik nga infrastruktura, turizmi, bujqësia e tek pensionet e treguesit ekonomik.
Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, njoftoi se nga viti i ardhshëm do të prezantohet reforma e re e pensioneve.
"Në 'Shqipërinë 2030’ nuk do ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e çuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional," tha Gonxhe.
Rritja ekonomike, e punësimit, ulja e borxhit e shtimi i investimeve, kanë krijuar kushtet për objektiva më të mëdha për mandatin e ardhshëm me një platformë dedikuar arsimit profesional.
Hapa këto drejt ‘Shqipërisë kampione e turizmit’, tha ministrja Mirela Kumbaro duke e vënë theksin tek cilësia e lartë e turisti elitar.
“Kemi 17 brande ndërkombëtare dhe do të vijojnë të shtohen. Ka ende shumë punë, do kemi komunikim me bizneset edhe për çmimet. Na duhet mandati i katërt për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan”, tha Kumbaro.
Suksesi i turizmit, shprehet Kumbaro është i mbështetur nga fuqizimi i bujqësisë, për këtë arsye ministrja Anila Denaj, foli me shifra për objektivat e 2030-ës.
“Janë më shumë se 260 agroturizma sot, por ne synojmë 1000 agroturizma në 2030 të një cilësie fantastike ndërkombëtarësh të njohur , ku absolutisht punësimi i të rinjve, të rejave dhe të gjithë zonave rurale do të jetë një fakt”, u shpreh Denaj.
Brenda kësaj dekade, aksesi dhe infrastruktura e vendit do të jetë transformuar, shprehet Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa thotë se brenda 2030 do kenë përfunduar korridori Blu dhe 8, që do të lidhin Shqipërinë jo vetëm brenda por edhe jashtë saj. Por do të ketë edhe një rrjet hekurudhorë të kompletuar, dhe katër aeroporte funksionale, si edhe porte turistike, e një port të ri tregtar gara e të cilit hapet së shpejti. Ndërsa në aspektin energjetik, ‘Shqipëria eksportuese neto’, është objektivit i 2030-ës.
Lajmi kryesor:
Kongresi i PS/ Delegatët votuan për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
S.G/ReportTv.al