TIRANË- Ministret shqiptare i kanë dërguar një letër deputetëve të Holandës ku kërkojnë mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE. Në letër ato theksojnë me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor. Ato shprehen se në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore ndërsa vënë në dukje bashkëpunimi Shqipërisë dhe Holandës në luftën kundër krimit të organizuar, që sidomos vitin e kaluar ka qenë më i thellë se kurrë më parë.
"Ju lutem pranoni këtë letër nga ministret e qeverisë shqiptare. Ashtu sicc shkruhet në këtë letër ne jemi krenare të ndajmë me ju faktin që vetëm pak ditë më parë , OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor. 8 nga 15 ministritë në Shqipëri drejtohen nga ministre gra.
Si nëna, si motra dhe si gra që luftojmë për familjet tona dhe vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë.
Ne në Shqipëri kemi një një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore. Ju jeni vendi i parë në botë që legalizoi
Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm, dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë.
Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel", thuhet ndër të tjera në letër.
Ndërkohë po sot Dhoma e Ulët në Holandë do diskutojë në orën 20:30 për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Sa turp,neveritshme dhe pa asnje sens!-burrrlat Kuvend-ojne dhe grate punojne! hajde Shtet
Përgjigjudergo: Parlameni Hollandez merr: PS-ja Hollanda prano kerkesen ne fjale me kushtin: tneshkruarat, tpunojn 1 Muaj ne *redlight-district*.
PërgjigjuPULAT E RAMES PO KAKARISIN
PërgjigjuPërse e ulni hundën? Turp sa poshtë kemi rënë!
PërgjigjuGjithmone duke shtrire doren e kerkuar lemoshe.. su beme kurre te zotet e vetes.. Po nuk mbajtem shtepine tone askush nuk do na begenisi.. Gjithmone te fundit e kavallit do jemi..
PërgjigjuHollanda e Franca nuk na kane dashur asnjehere e kur te urren dikush t'a gjene nje te mete sa me te ofenduar edhe me pas 100 gjera tmira
Përgjigjukshu esht kir vidhni pa mbarim, e keni lene pencionistin me 100 mije leke te vjetra pencion, edhe tani luteni si zagare rrugeve te botes, mire ja u ben bota qe sja u hap deren, jeni hajdute deri ne palce.
PërgjigjuKur te bjen vlrera si ste lutu sa te duash se ske vler.
PërgjigjuNe kemi vlerë më shumë se të tjerët, por racizmi holandez është i pa vler dhe jo njerzor...