TIRANË- Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku për rreth 3 orës është marrë në pyetje nga SPAK, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen ‘5D. Mazniku, ish-nënkryetar i bashkisë së Tiranës, ka dhënë deklarime duke ju përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho.
Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimisht.
GJKKO firmosi më 28 mars 2024, masat e sigurisë për ish-drejtorin e Ujësjellësit së bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe ish drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Mariglen Qato, të cilët po hetohen nën masën e sigurisë 'arrest me burg' pasi akuzohen për abuzime me tendera.
Në njoftimin e SPAK thuhej se Redi Molla për gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” dhe Mariglen Qato gjatë kohës që ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT kanë shpallur fitues shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në 11 tendera.
SPAK ka prova se kjo shoqëri zotërohej nga 3 persona të cilët ishin ortakë fiktivë, ndërsa ortakët e vërtetë dhe pronarët “De facto” ishin Mariglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. SPAK deklaroi se kompania është shpallur fituese në këto tendera nga viti 2016 deri në 2020.
Më 9 korrik me kërkesë të SPAK, shoqëria tregtare ‘5D Konstruksion’ sh.p.k.,së bashku me pasuritë e luatjshme e të paluajtshme të saj, u vendos në sekuestro preventive.
Sa me shpejt nje berxolle me flete floriri siper...! E meriton ????
PërgjigjuShkon per kafe tek koleget.
PërgjigjuShko futi nje drek te nusreti mbasi te dalesh mga spak se e ke qef ti aty
Përgjigju