Ministri Arbjan Mazniku

Ministri Arbjan Mazniku tur takimesh! Në fokus intensifikimi marrëdhënieve pushtetit qendor dhe atij vendor

17 Nëntor 2023, 14:48| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 14:54

  • Share

Ministri i Shtetit për çështjet e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku i shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli. Fokusi i këtij takimi ishte paraqitja e problematikave dhe kërkesave të pushtetit vendor, një tur takimesh që ka nisur me të gjitha bashkitë e vendit për ti futur ato më pas në rrugën e zgjidhjes.

Në takim Xhakolli renditi si emergjente tre çështje si heqja e fashës për nivelin e pagave, ndihmë konkrete për borxhin publik dhe financimin e projektit për 3 akset e Mokrës e cila do ti hapë rrugë zhvillimit të agroturizmit.

Në fund të takimit Ministri kërkoi që të gjitha problematikat, kërkesat, projektet të listohen dhe të paraqiten zyrtarisht pranë kësaj Ministrie.

Ky tur takimesh që po zhvillohet nga Ministri Arbjan Mazniku ka në fokus intensifikimi i marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artisti: 17/11/2023 16:23

    Super bos je, je nona, nuk ke toke ne Tirone pa ja vjedh pronareve me lloj lloj taktikash duke dhene leje sipas qejfit e duke i terheq sipas qejfit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?