Kronikë

Ministri Balla pritet në Dusseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë

24 Qershor 2024, 16:11| Përditesimi: 24 Qershor 2024, 16:27

  • Share

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein - Westfalen (NRW).

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u prit sot në Düsseldorf, nga Ministri i Brendshëm i Nordrhein - Westfalen, Herbert Reul, u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t'u çuar përpara.

Në prag të ndeshjes së tretë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me Kombëtaren e Spanjës sonte në mbrëmje, ministri Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.

"Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike", theksoi ministri i Brendshëm Shqiptar.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?